Moto E4 - Moto E4 Plus-karakteristika-foto-motorola-imazhe-detaje-model
Lajmet e fundit PC

Motorola Moto E4 dhe Moto E4 Plus

Prodhuesi amerikan i celularëve ka zbuluar zyrtarisht Moto E4 dhe Moto E4 Plus. Këto celular Android nuk janë më pjesë e nivelit bazë, vend i zënë tani nga Moto C. Serie E4 ka disa përmirësime estetike mbi brezin e mëparshëm, e përfaqësuar kryesisht nga materialet metalike. Risitë e tjera janë lexuesi i gjurmëve të gishtave dhe, në rastin e variantit Plus, kapaciteti më i madh i baterisë.

Moto E4

Moto E4 ngjan shumë nga pjesa e ekranit me celularin Moto G5. Edhe serisë E është shtuar kështu lexuesi i shenjave të gishtave në butonin Home. Plastika e Moto E3 është zëvendësuar nga alumini, më i këndshëm në të prekur dhe për sytë, ndërsa moduli fotografik i pasëm ka një formë rrethore, si për smartphonet e tjera të pranishëm në katalogun Motorola.

Në modelet që do të mbërrijë në tregun europian ne do të shohim dy linja që kalojnë horizontalisht mbulesën e pasme. Versionet me NFC (opsionale) do të ketë një linjë shtesë vertikale në krye të aparatit fotografik, që nevojitet për antenën me rreze të shkurtër.

Moto E4 ka një ekran 5″ me rezolucion HD (1280 × 720 pixel, 294 PPI), të mbrojtur nga një xham me anët e lakuar pak. Hardware përfshin një quad-core MediaTek MT6737 procesor 1.3 GHz, të mbështetur nga 2 GB RAM dhe 16 GB memorie flash, që mund të shtohet me kartat microSD. Në kamerën e pasme është zgjedhur një sensor 8-megapixel, me aperture fokale 2.2mm, LED flash dhe automatik, ndërsa kamera e përparme ka një risolucion prej 5 MP me f 2.0 mm dhe flash LED.

Lidhshmëria është dhënë nga WiFi 802.11b/g/n, Bluetooth 4.2 LE, GPS dhe LTE (1/3/5/7/8/20/38/40 bandat) me mbështetjen e dyfishtë SIM në madhësinë nano. Porta e karikimit është mikro USB OTG. E pranishme dhe jack-u adio prej  3.5 mm, dy mikrofona nga 84dB dhe katër sensorë (busull, nxitimi, afërsie dhe shkëlqimi). Bateria prej 2,800mAh është e lëvizshme. Madhësia dhe pesha janë 144,7×72.3×8.99 mm për vetëm 151 gram. Sistemi operativ është Android 7.1.1 Nougat.

Moto E4 do të jetë në dispozicion në tri ngjyra (hekuri gri, ari të kulluar dhe blu) dhe mendohet të dali në treg në gjysmën e dytë të qershorit. Çmimi i sugjeruar është prej €169.99.

Moto E4 Plus

Moto E4 Plus është estetikisht identikë me Moto E4, por ka një ekran 5.5″ me rezolucion HD (1280 × 720 pixels, 267 PPI). Processori dhe memoria e magazinimit nuk do të ndryshojnë, ndërsa RAM është 3 GB. Dallimet e tjera janë: 13-megapixel kamera e pasme me f/2.0 mm, chip-i NFC dhe bateria prej 5000 mAh që ofron deri në dy ditë autonomi edhe mbështet karikimin e shpejtë.

Audio është e certifikuar me Dolby Atmos, kështu që ofrohet një tingull i pastër dhe i plotë. Ky model është gjithashtu në dispozicion si me një SIM si me dy. Madhësia dhe pesha janë respektivisht 155×77.5×9.55 mm dhe 198 gram. Moto E4 Plus do të jetë në dispozicion në dy ngjyra (Gri dhe ari të kulluar) në gjysmën e dytë të qershorit. Çmimi i rekomanduar është €199,99.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.