Motorola celulari qe perthyhet foto
Celulare Lajmet e fundit

[RISI] Motorola po punon per nje celular qe perthyhet

Motorola ka ngritur kohët e fundit një kerkese për patentë që përmban një celular qe perthyhet me disa karakteristika interesante. Po flasim për një tablet që trasformohet në një telefon ose një telefon që kthehet në një tablet.

Aplikacioni për patentë ishte paraqitur nga Motorola si në USPTO (Zyra e Patentave dhe Markave të Bashkuara), ashtu edhe në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), që u botua më 10 janar të këtij viti, për t’u zbuluar dhe analizuar nga ekipi LetsGoDigital.

Nje celular qe perthyhet

Patenta në fjalë quhet “Pajisja elektronike deformuese me metoda dhe sisteme për kontrollin e ndërfaqes së deformuar të përdoruesit” dhe do krijoje nje celular qe perthyhet. Ajo që në thelb e përshkruan është një pajisje e cila, sapo të paloset, mund të operohet në një ekran me rezultatet që shfaqen në anën tjetër. Tingëllon e komplikuar dhe jo shume produktive, por imagjinoni të lëvizni në ekranin e pasmë me gishtin tuaj dhe përmbajtja në ekranin e përparme lëviz.

Vizatimet e dizajnit që përmbahen në patentë, më poshtë shihni shembuj, gjithashtu ilustrojnë mënyra të tjera të ndërveprimit përmes gjesteve të ndryshme si p.sh. prekje të thjeshta, presione, çikë dhe kështu me radhë.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.