Andri Yatim, shumë i afërt në skenën Motorola, ka publikuar një tweet të ri. Ai sugjeron ardhjen e një anëtari tjetër të familjes Moto 2017, duke iu referuar celularit Moto M2.
#motorola #motoM2 to be available in more markets, with cutting edge @MediaTek processors, by OCT 2017. 5.5FHD, 4/6GB RAM + 32/64GB.
— Andri Yatim (@HeyAndri) July 2, 2017
Ky terminal nuk do të jetë tjetër përveçse pasuesi i Motorola Moto M, një smartphone i shpërndarë në Kinë në fundin e vitit të kaluar. Sipas Andrit, prodhimi i dytë i gamës M mund të arrijë një numër më të madh të tregjeve.
Karakteristikat Moto M2
Karakteristika kryesore besohet të jetë një ekran prej 5.5″ FullHD 1080p. Përveç versionit bazë prej 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme do gjejmë një variant tjetër më interesant. Konfigurimi mendohet të jetë 6GB RAM dhe 64GB për memorien. Për aq sa i përket SoC Motorola mund të ketë zgjedhur ti besojë MediaTek-ut. Autori i tweet nuk specifikon gjithsesi cili mund të jetë chip-i në fjalë.
Spekulimet në fillim sugjerojnë se zgjedhja mund të bjerë në SOC Helio P20, por nuk ka të dhëna të vërteta që mund të konfirmojnë këtë zgjedhje. Moto M2 i ri duhet të pritet në muajin Tetor 😲. Ky terminal gjithsesi nuk është përmendur në daljet që Motorola njoftoi për vitin 2017, kështu që ne ju ftojmë që ta merrni si thashetheme lajmin e raportuar nga Yatim, në pritje të dëshmive të tjera.