Lajmet e fundit

[Keshille] mos harroni ASUS Zenfone 4; Selfie; Selfie Pro; 4 Max >ose.al<

Me ne fund “familja” Asus Zenfone 4 vjen edhe ne Europe. Ju prezantojme shkurt dhe sakte me 4 smartphonet qe bejne pjese ne kete familje.

1 ) Asus Zenfone 4

Nuk vihet ne diskutim performanca. Nen kapaket metalik prej 7.7 mm trashesi punon nje procesor SnapDragon 630 Octa Core 2.2 GHz me GPU Adreno 508. Memoria RAM prej 4 GB. Ekrani shume i bukur i teknologjise IPS FullHD me permasa 5.5” dhe ndriçim 600 cd/m2. Xhami i perpunuar me teknologjine mbrojtese Gorilla Glass 2.5D pak i perkulur ne pjeset anesore.

Bateria eshte 3.300 mAh. Mese e mjaftueshme per te arritur nje dite pune te plote. Fale sistemit Quick Charge te tipit BootMaster, Asus siguron nje rikarikim nga 0 ne 50% ne 36 minuta. Edhe reparti Audio eshte mjaft interesant me dy altoparlante Hi-Res Audio te gatshem te riprodhojme 24 bit/192 kHz.

Por karakteristika kryesore e te gjithe familjes Zenfone 4 eshte padyshim fotokamera. Ky model ka nje fotokamer kryesore me nje sensor Sony IMX362 1/2.55” dhe densitet pixel 1.4 µm. Natyrisht objektivi me hapje f/1.8 ka dhe stabilizatorin optik OIS. Sensori i dyte eshte gjithmone i te njejtit tip por me optike grandangolare 120° ashtu si dhe V30 apo G6. Zjarri objektivit eshte i shpejte rrufe, vetem 0.03 sekonda! Keto sensore mundesojne dhe rregjistrimin e videove 4K UltraHD 2840 x 2160 me stabilizim optik elektronik EIS.

Cmimi i fabrikes eshte 499 € per nje nga kameraphonet me te mire sot per sot.

Foto Asus Zenfone 4:

 

2 ) Asus Zenfone 4 Pro

Versioni Pro i Zenfone 4 eshte ne te veretet Top Class i familjes! Ndryshimi nis qe nga procesori, i cili eshte nje SnapDragon 835. Ndersa RAM 6 GB rrit fuqine ne menyre eksponenciale.

Ekrani FullHD 5.5” i teknologjise AMOLED! Edhe ketu ndryshimi eshte thelbesor. Dihet kualiteti superior i ekranit AMOLED. Karakteristikat e tjera te mbrojtjes jane te njejta.

Bateria gjithashtu eshte e permiresuar ne kapacitet, duke shkuar ne 3600 mAh. Kjo sepse duhe te mbaje me energji SD 835 dhe 6 GB RAM. Konfirmohet BoostMaster 18W, qe mundeson karikim 0-50% ne 32 minuta.

 

Permiresimi me i dukshem per versionin PRO vjen padyshim nga telekamera. Sensoret jane te njejte Sony IMX362 1/2.55”. Por ajo qe ndryshon eshte optika shume me e shndritshme f/1.7 me stabilizator optik OIS. Ndersa sensori i dyte eshte me te veretet i nje klasi me te larte. Vjen me 16 MP dhe optike “tele” me zoom 2x per te shfrytezuar me mrie funksionin “portret”. Karakteristika te njejta me iPhone 8 dhe Galaxy Note 8. Nuk mungon teknologjia autofokus Asus TriTech me shkrepje objektivi ne 0.03s.

Video kane te njejtat karakteristika me Zenfone 4.

 

 

3 ) Asus Zenfone Selfie dhe Selfie Pro

Teknologjia dhe ndertimi e njejte me Zenfone 4.

Ndryshimi thelbesor eshte fotokamera “selfie“. Ne kete version edhe fotokamera “selfie” eshte e tipit “Dual Camera”. Versioni Selfie Pro ne fotokameren “selfie” ka nje sensor Sony IMX362 me hapje f/1.8 dhe flash LED Softlight. Sistemi DuoPixel mundeson selfie te papara me 24 MP. Ky eshte rekord per kategorine e kameraphone. Ndersa sensori i dyte grandkendor 120° mundeson kapje ndriçimi te mrekullueshme. Gjithashtu rregjistron video selfie 4K UltraHD!

I vetmi ndryshim i versionit Selfie normal eshte qe Megapixel arrijne deri ne 20MP dhe jo 24 si versioni Selfie Pro.

Zenfone 4 Slefie ka ekran IPS 267 ppi ndersa Selfie Pro me ekran AMOLED FullHD 401 ppi.

Procesori i Zenfone 4 Selfie eshte nje SnapDragon 430. Ndersa versioni Selfie Pro ka procesori me te ri, SnapDragon 625 2Ghz.

Ndersa te dy vijne me 4 GB RAM dhe 64 GB ROM.

Cmimet nga fabrika jane 299€ per Slefie dhe 399€ per Selfie Pro.

 

4 ) Asus Zenfone 4 Max

Mbyll apelin e smartphoneve versioni Zenfone 4 Max. Ai fokusohet kryesisht ne kapacitetin e baterise. Kjo e fundit ka nje amperazh prej 5.000 mAh. Hardware eshte pak a shume ai i Zenfone 4 Selfie.

Zenfone 4 Max eshte ne fakt celulari me i lire i familjes Asus Zenfone 4. Lajmi tjeter i mire ka te beje me fotokameren kryesore “Dual Camera” me nje sensor 13 MP f/2.0 dhe nje sensor grandkendor 120°. Ndersa fotokamera “selfie” eshte me nje sensor OV 8856 prej 8 MP dhe f/2.2.

Memroia RAM prej 3 GB dhe ROM prej 32 GB ose versioni me potent prej 4 GB RAM dhe 64 GB ROM.

Cmimi fabrikes 229 €.

asus zenfone 4

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.