tab
Lajmet e fundit

Microsoft më në fund sjell tab-s në çdo aplikacion për Windows 10

Një nga veçoritë më të famshme dhe më e kërkuar për Windows janë tab-etFile Explorer. E votuar nga me shume se 20.000 persona kjo karakteristike duket se do te jete e ardhmja e Windows 10.

Ashtu sic i perdorim pafund gjatë lundrimit në internet Microsoft ka menduar qe ti sjellë tab -et në cdo aplikacion Windows 10.

Microsoft për herë të pare ka prezantuar tab -et në vitin 2006 me Internet Explorer 6. Tani pas 11 vjetësh po planifikon të shtojë tab -e në cdo aplikacion Windows 10. Kjo vecori mundëson grupimin e aplikacioneve në një mënyrë më të mirë. Gjithashtu do te mundesoje nje organizim pune me te lehte dhe me te pershtatshem. Personat te cilet do te kene projekte te ngarkuara me shume informacion do ta gjejne kete karakteristike shume lehtesuese.

Microsoft fillimisht është duke testuar të ashtuquajturin “Sets”. Integrimi i tab -it do të kufizohet fillimisht në aplikacionet të krijuara nga vetë Microsoft. Para se të bëjnë rregullime të tjera dhe ta bëjnë të disponueshëm për të gjithë Microsoft është duke pritur reagime nga përdoruesit.

Microsoft është duke planifikuar që këto tab të mos i implementojë vetëm në aplikacionet e App Store por edhe tek programet për Desktop. E thene me pak fjale keto aplikacione do te ngjasojne me aplikacionet si Photoshop-i. Gjithashtu paketa e programeve Office do ta integrojë këtë veçori në fillimin e vitit. Pa diskutim që kjo nuk është një sfidë e lehtë kështu që pritet që Microsoft ta lancojë këtë vecori vetëm për Office fillimisht.

Në javët e ardhshme testuesit e Windows 10 do të kenë mundësinë ta provojnë . Duke qenë se gjigandi i software kërkon që të ketë reagime rreth kësaj vecorie të re pritet qe ta lancoje.

A mendoni ju se kjo vecori do të jetë një plus për Windows 10 në krahasim me rivalin e drejtpërdrejtë Apple MacOS ?

Më poshtë gjendet video e ngarkuar nga vete Microsot në Youtube. Ne video tregohet se si do të funksionojnë programet të cilat do të kenë kete vecori.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.