Microsoft
Lajmet e fundit

Microsoft siguron patentën e së ardhmes për pajisjet touchscreen

Që nga pajisjet Windows deri tek pajisjet Surface 2-në-1, Microsoft ka patur një histroi radikale ndryshimesh. Dhe mesa duket do të ketë akoma në të ardhmen. Gjigandi nga Redmond ështe një markë e cila është e fokusuar për të bërë një botë sa më të mirë me anë të teknologjisë.

Me Surface Pro, Microsoft nuk po përpiqej që thejsht të krijonte një produkt. Përkundrazi me anë të Surface Pro, ajo krijoi një treg gjithashtu.

Kohët e fundit Microsoft lançoi Surface Go. Një tablet ky me cepa te harkuara dhe me nje cmim spektakolar prej vetem 400$. Mesa duket se Microsoft është duke eksploruar mënyra të ndryshme për të sjellë një tablet pa-touch sipas patentës më të re që u botua nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA më 10 korrik 2018. Kjo patentë u paraqit fillimisht në Q1 2016 dhe duket se tani u aprovua.

Patenta shpjegon përdorimin e sistemit të ekranit pa touch për tabletë . Nëse gjigandi Microsoft është në gjendje ta lançojë pajisjen para se të gjithë të tjerët mund të godasë fuqishëm tregun. Teknologjia e Microsoft i ngjan paksa asaj që gjenden në Kamerën TrueDepth  të Apple por fokusohet në mënyrën se si ta përdorim këtë pajisje pa e prekur fare.

Shpjegimi i patentës :
Teknologjia do të zbulojë vizualisht inputin e padukshëm. Duket se teknologjia përdor një kamera për të marrë dhe kuptuar “një ose më shumë harta thellësie që përshkruajnë një skenë që përfshin një ose më shumë subjekte njerëzore”.

Microsoft

“Në këtë mënyrë, pozicioni i një gishti të drejtuar drejt ekranit mund të përdoret për të kontrolluar pozicionin e një kursori në ekran. Komandimi pa prekje gjithashtu mund të zëvendësojë dhe interpretoje veprimet e kursorit dhe gjestet multitouch. Gjithashtu mund të gjurmojë lëvizjen e lapsit Stylus që Microsoft e shoqëron me cdo pajisje Surface.”

Pas përpjekjeve të shumta Microsoft duket se këtë herë do të na surprizojë të gjithëve.

Microsoft

Po ju si mendoni ? Ju ftojmë të komentoni më poshtë .

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.