Data 10 Tetor 2017 shënoi fundin e jetës për Microsoft Office 2007. Nëse akoma keni Office 2007 të instaluar në kompjuterët tuaj atëherë është koha për të bërë ndryshime.
Në këtë artikull do të gjeni rekomandime, informacion dhe linke pë kalimin në një version më të ri të Microsoft Office.
ÇFARË DO TË THOTË “FUNDI I JETËS”?
Office 2007 thuajse si çdo produkt tjetër i Microsoft ka një jetëgjatësi të caktuar. Gjatë kësaj kohe software që është i instaluar merr update të ndryshme sigurie, rregullime qoftë edhe update për veçori shtesë. Kjo jetëgjatësi është afërsisht 10 vjet nga data e daljes fillestare të produktit në treg. Fundi i këtij cikli jete cilësoshet ngryshe si “FUNDI I JETËS”.
Pas datës 10 Tetor Microsoft nuk ofron me shërbime si :
- Suport Teknike
- Bug Fixes ( rregullime te gabimeve te software-ve )
- Përditësime sigurie
Si rezultat i ndryshimeve të lartëpërmendura Microsoft rekomandon kalimin në një version më të ri të Office sa më parë.
CILAT JANË OPSIONET?
Me Office 2007 që i erdhi fundi , është një kohë e mirë për të ekploruar opsione. Më poshtë janë disa :
- Office 365 ProPlus me Office 2016 të integruar
- Office 2016
- Offfice 2013 ose Office 2010
Ky artikull do të fokusohet më shumë në kalimin në Office 365 ProPlus me Office 2016 të integruar në të.
ÇFARË ËSHTË OFFICE 365 DHE OFFICE 365 PROPLUS ?
Office 365 i referohet abonimit të një plani i cili përfshin akses në aplikacionet e Office dhe shërbimeve të tjera online si Skype per Biznes , Exchange Online dhe OneDrive për Biznes. Nga ana tjetër Office 365 ProPlus është version i Office i cili vjen me shume shërbime të Office 365 si Word, PowerPoint, Exel, Outlook, OneNote, Publisher, Access, dhe Skype për Biznes të instaluar në kompjuterat e klientëve.
Ndryshe nga Office 2007, Office 365 ProPlus është një shërbim i bazuar tek njerëzit duke i dhënë atyre akses të aplikacioneve Office deri në 5 kompjutera dhe smartphone. Duke qenë se Office 365 ofrohet si një shërbim ka mënyra të ndryshme për ta aktivizuar apo për ta licensuar atë. Për më shumë detaje ju sugjerojmë të vizitoni faqen zyrtare të Office 365 duke klikuar këtu.
Më poshtë do të gjeni disa linke për të shkarkuar versionet më të reja të Office :
Klikoni versionin që dëshironi për ta shkarkuar : 2010 , 2013 , 2016.
Office 2017 ? 🤣🤣
Po 😂😂😂 bliles dhe versioni 2018 😜
Hahaha, tani jemi ne rregull 🤣🤣😉
Ou? Ça të marrim 2013
Eshte nje nga me te miret 👍🏻👍🏻👍🏻
Ma dërgo ndonjë key apo ta marrim me torrent
jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ma ka he qzarim ky microsofi me keto vdekjet e pa pritura