microsoft edge-iOS-Android
Lajmet e fundit

Microsoft Edge tani vjen edhe për iOS dhe Android

Microsoft Edge për Android dhe iOS tani është këtu!

Me lëshimin e fundit të Windows 10, Cortana u bë i disponueshëm për Android dhe iPhone. Kjo gjë bën të mundur përdorimin direkt te Cortana-s në disa pajisje të ndryshme elektronike të cilat nuk punojnë me Windows. Në këtë mënyrë asistenti juaj personal nuk është vetëm më i mençur por edhe dy herë më i përshtatshëm. Duke qenë se Cortana do jetë me ju në çdo platformë pse të mos jetë edhe browseri juaj?

Microsoft Edge është një browser i shpejtë dhe i sigurt i cili ka zëvendësuar Chrome dhe Firefox (dhe browsera të tjerë) për shumë përdorues në eksperiencën Windows 10 PC.

Me Microsoft Edge që tani është në dispozicion në Android dhe iOS do të bëjë të mundur që Microsoft Edge të ketë më shumë përdorues. Në këtë mënyrë Microsoft e bën më të lehtë për përdoruesit sinkronizimin skedave, fjalëkalimeve dhe informacioneve e tjera për të qenë lehtësisht te aksesueshme në çdo platformë.

Pse kjo është një ide e mirë nga ana e Microsoft?

E pra, siç u përshkrua më sipër, jeta e përdoruesve në këtë aspekt do të thjeshtëzohej shumë sepse nuk do të jetë më e nevojshme të përdorin pajisje të ndryshme për të mbajtur mend një artikull apo një fjalëkalim. Gjitashtu, Cortana mund të integrohet  në Edge për Android dhe iOS së shpejti, duke bërë të mundur parashikime inteligjente.

microsoft edge-iOS-Android

Arsyeja pse disa njerëz tentojnë të kërkojnë një shfletues tjetër është sepse ato dëshirojnë shërbime që janë të përshtatshme dhe të lehta, ku mund të aksesojnë të dhënat e tyre (në këtë rast fjalëkalimet, historinë e browserit etj.) pa pasur nevojë të fusin informacionin e tyre në një tjetër browser. Disa njerëz kanë më shumë se 50 llogari dhe fjalëkalime të ndryshme që duhet ti mbajnë mend.

Gjithnjë e më shumë njerëzit po përdorin shërbime e Microsoft si Outlook, Office, OneDrive për të bërë dhe për të arritur më shumë, gjë të cilës Microsoft duket se po i jep përparësi.

A mendoni ju se kjo ësht një qasje e mirë për Microsoft?

ose.al | Shtepia e teknologjise

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.