Microsoft Edge
Lajmet e fundit

[VIDEO] Microsoft dhe bateria e browser-it

Sipas statistikave 1 në 20 përdorues PC përdorin browserin Microsoft Edge , por ndryshe nga kompanitë e tjera, Microsoft nuk është gati të heqë dorë nga beteja me browser-in e Google, Chrome i cili ka rreth 60% të tregut.

U bë thuajse disa vjet tani që Microsoft tregon përparësi të jetëgjatësisë së baterisë në browserin e tyre Microsoft Edge. Gjatë kësaj periudhe ka pasur ka update të shumta nga rivalët Google Chrome, Firefox apo Opera Browser. Qëllimi kryesorit ë cilëve ka qenë regullimi i problemit të harxhimit të shumtë të baterisë.

Microsoft Edge

Jo më shumë se dy ditë më parë, në vigjiljen e Vitit te Ri Microsoft në kanalin e tyre zyrtar ne Youtube kanë future një video. Me anë të kësaj video Microsoft pretendon se me versionin e fundit të Microsoft Edge në Fall Creators Update bateria e  laptopit tuaj do të zgjasë më shumë. Për të qenë më të saktë bateria zgjat 63% më shumë sesa në Firefox dhe 19% më shumë sesa në Chrome. Duke u nisur nga këto shifra shikimi i një seriali ku jeni mbrapa me seritë ose shikimi i një filmi në Netflix mund të bëjë diferencën. 

Video e meposhtme tregon me shume rreth ketij testi duke treguar ekzaktesisht diferencen ne kohe midis browser-ave.

Fatkeqësisht, Microsoft as këtë herë nuk ka dokumentuar metodologjinë e tyrë për këtë testim. Ata nuk kanë thënë asgjë rreth burimit të videos, cfarë rezolucioni ka apo cfarë version janë browserat. Të gjitha këto  faktorë mund të ndikojnë drejtëpërdrejt mbi rezultatin e testit.

Megjithatë, Microsoft ka gjasë që ti shfaqë këto shifra në pop-up të ndryshme të Windows 10 duke i bërë thirrje përdoruesve të Chrome të kalojnë në Microsoft Edge. Mendohet se shfaqja e këtyre dritareve mund të shkaktojë reagime për shkak të praktikave të padrejta antikonkurruese.

 Microsoft Edge

 

Duke patur parasysh përdorimin e ulët të baterisë të Microsoft Edge a mund te ndikoje kjo ne nderrimin e browserit? Ju ftojmë të komentoni më poshtë.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.