Microsoft
Lajmet e fundit

5 gjërat që Microsoft bëri në 2017 që bota të jetë një vend më i mirë

Dalë ngadalë viti është duke përfunduar, por shumë bloge dhe website janë të fokusuar në mënyrën sesi Microsoft përmirësoi botën teknologjike në vitin 2017. Me të vërtetë këtë vit kemi parë shumë produkte fantastike nga kompania, duke përfshirë Microsoft Launcher, Surface Laptop, Surface Book 2 dhe Xbox One X. Por  kompania ka dhënë më shumë për njerëzit sesa teknologji. Viti që po lemë pas ka qenë një vit i vështirë për njerëzimin por Microsoft ka qenë gjithmonë prezent për të ndihmuar që bota të jetë një vend më i mirë për të gjithë. Duke filluar nga përfshirja në politikë apo dhënia e ndihmave pas fatkeqësive natyrore. Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga ato.

Microsoft

Microsoft kundërshton qeverinë Amerikane për ndalimin e emigrantëve

Kur presidenti i ri i Amerikës Donald Trump urdhëroi ndalimin e udhëtimeve nga 7 shtete Muslimane, bota ishte në një potere të madhe. Microsoft në atë kohë punoi me Washington-in duke propozuar një zgjidhje tjetër për këtë problem dhe e cilësoi këtë urdhër të jashtëligjshëm duke theksuar faktin që ato kishin marrëveshje biznesi me shumë nga ato vende. CEO (Drejtori ekzekutiv)  i Microsoft Satya Nadella në deklaratat e tij për shtyp gjithmonë ka nënvizuar se kompania gjithmonë ka përfaqsuar diversitet dhe gjithëpërfshirje.

 

Microsoft

Microsoft ndihmon personat e dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore

Uraganët ishin temat e zjarrta në 2017 për Amerikën. Përmendim këtu Uraganin Harvey, Maria, dhe Irma të cilët shkatërruan pjesë të ndryshme të rajoneve të ndryshme në Amerikën e Veriut. Në ditët pas këtyre uraganëve Microsoft dhuroi shumë ndihma dhë bëri shumë përpjekje për rimëkëmbjen e zonave të prekura nga këto fatkeqësi. Microsoft dhuroi 100.000$ për Kryqin e Kuq Amerikan dhe më pas dhuroi 2.5 milion dollar kesh pas uraganit Harvey. Gjithashtu Microsoft mundësoi telefonata Skype falas me Puerto Rico-n duke ndihmuar vendasit për marrje ndihme më të shpejtë.

Microsoft

Microsoft investon për të zgjidhur problemet e mëdha mjedisore në botë

Kohët e fundit në Dhjetor të 2017, Microsoft lajmëroi një investim 50 milion dollar për programin e AI ( Inteligjencën Artificiale ). Ky program ka për qëllim adresimin e punëve urgjente që duhen monitoruar duke përdorur Inteligjencën Artificiale të Microsoft. Kompania  do ta lançojë këtë teknlogji në të gjithë botën duke ja mundësuar blerjen e Azure dhe AI-së kompanive të cilat me të vërtetë duan të bëjnë diferencën.

Microsoft

Kontrolli nëpërmjet Syve i Windows 10 duke ndihmuar njërëzit me aftësi të kufizuara

Njërëzit me aftësi të kufizuar në shumicën e rasteve kanë problem për të përdorur teknologjinë. Në 2017 Microsoft ndihmoi botën në këtë aspekt. Kompania shtoi suportin për monitorimin e lëvizjes së syve në Windows 10 nëpërmjet TOBII Eye Tracker. Kjo teknologji i mundëson njerëzve të përdorin kompjuterin e tyre vetëm duke lëvizur sytë.

Microsoft

Microsoft shfaq pakënaqësi me shtetin Amerikan për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimaterike.

Microsoft ka qenë e angazhuar më parë për të vepruar në ndryshimet klimaterike dhe përdor energji të rinovueshme dhe shumë më tepër për të ulur emetimet e tyre. Fatkeqësisht, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimaterike, duke tronditur Microsoft.  Brad Smith i Microsoft u shpreh në një deklaratë të tijën :  “Ne të gjithë jetojmë në një planet të vogël dhe çdo komb duhet të punojë me njëri tjetrin për ta mbrojtur atë”. Edhe në këtë rast Microsoft kundërshtoi qeverinë Amerikanë për këtë vendim.

Microsoft

Shefi i Microsoft Satya Nadella sulmon administratën e Trump për anullimin e DACA.

Në një tjetër moment politik të diskutueshëm të vitit që po lemë pas Microsoft ndërhyri duke kundërshtuar administratën e Trump për anullimin e DACA. DACA është një politikë e cila i lejonte minorenët që ishin future ne SHBA ilegalisht të pajiseshin me letra Amerikane pas një periudhe 2-vjecare. Microsoft de Satya Nadella kundërshtuan ashpër qeverinë për këtë, pasi programi është i njohur për mbrojtjen e qindra mijërave emigrantëve të rinj pa dokumenta dhe për ti ndihmuar ata të qëndrojnë në vend. Në një postim të tijin Brad Smith i Microsoft shkuajti së dhënia fund e DACA-s do të shkaktonte pasoja ekonomike negative, humbje pune duke vënë individë të ndryshëm në rrezik. Drejtori ekzekutiv Satya Nadella gjithashtu mbështeti Brad Smith duke thënë se dhe ai personalisht ishte produkt i dy atributeve të ndryshme Amerikane. Microsoft nuk u ndal me kaq pasi i bëri thirrje Kongersit të miratojë legjislacionin për të mbrojtur 800.000 përfitues të DACA ku vetë Microsoft ka 39 punonjës fryt të kësaj organizate.

Microsoft

Microsoft mbështet klientët në betejën e tyre me qeverinë

Prej shumë kohësh Microsoft ka qenë në një process gjygjësor të gjatë me qeverinë e SHBA lidhur me emailet që qeveria kërkonte nga Microsoft. Kompania vazhdon të argumentojë se zbatimi i ligjit federal ose i shtetit të SHBA-së nuk mund të përdorë urdhër-kërkime për të konfiskuar emailet e shtetasve të shteteve të huaja që ndodhen në qendrat e të dhënave jashtë Shteteve të Bashkuara. Kohët e fundit Microsoft arriti të fitojë apelimin dhe po pret nga Gjykata Supreme e SHBA të dëgjojë rastin si pjesë e një rishikimi të fitores ndaj qeverisë.

Ne jemi të sigurtë që ka pasur shumë momente në të cilat Microsoft e ka ndihmuar botën një vend më të mirë në vitin 2017. Artikulli i mësipërm ishte thjesht një përmbledhje e shkurtër të asaj që Microsoft ka realizuar këtë vit. Është me të vërtetë e mrekullueshme të shohësh Microsoft-in të rritet akoma më shumë dhe të qëndrojë gjithmonë për të drejtën dhe ti ndihmojë njërëzit në nevojë. Motoja e kompanisë është që të fuqizojë njerëzit dhe ne mendojmë se Microsoft e ka realizuar këtë gjë në vitin 2017.

Faleminderit që keni qenë një lexues i SHTËPISË SË TEKNOLOGJISË përgjatë 2017 dhe ju urojmë gëzuar festat dhe sa më shumë lajme të gëzueshme bashkë në 2018.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.