Lajmet e fundit Recensione

Meizu Pro 7 dhe Pro 7 Plus, smartphon-ët me dy ekrane

Në verën e vitit 2017, kompania kineze Meizu lançoi dy modelet e gjeneratës së re të linjës “P”, të cilët janë Pro 7 dhe Pro 7 Plus. Duke iu përgjigjur trendit të ri të markave të mëdha, edhe Meizu lançimin e kreu në dy versione, atë me përmasa normale Pro 7 dhe atë me përmasa më të mëdha, Pro 7 Plus, duke iu përgjigjur kështu alternativave të konkurrentëve, që realisht me këtë trend kanë formuar dy minilinja të veçanta brenda një linje të madhe. Për ta sqaruar më mirë, duhet të marrim si shembull Samsungun me linjën S & minilinjat: S8, S9 si dhe S8 Plus, S9 Plus. Ndërkohë Apple e ka bërë prej kohësh këtë me minilinjat iPhone 6, 6s, 7, 8 dhe 6 Plus, 6s Plus, 7 Plus, 8 Plus.

Në rastin konkret, Meizu Pro 7 ka dy versione, atë standard dhe atë high edition.

Meizu Pro 7 dhe Pro 7 Plus nuk janë thjesht prezantimi i radhës i gjeneratës së re të një linje smarphonësh apo të modelit më të ri të një brandi. Ai çka ata i bën të veçantë është ekrani i dytë që gjendet në pjesën e pasme të këtyre dy telefonave. Ekrani është vetëm 2 inç, gjendet menjëherë poshtë dy kamerave të pasme, dhe ka teknologjinë AMOLED. Ai ka sensorë të cilët bëjnë që kur telefoni të kthehet në pjesën e pasme, ekrani aktivizohet dhe ndizet menjëherë. Ekrani tregon informacionet kryesore që duhen në kohën më të shkurtër, siç janë ora, data, statusi i baterisë, moti, njoftimi për thirrje të humbura dhe për mesazhe të reja. Praktikisht, këto të fundit nuk mund të lexohen në ekranin e dytë, duke e bërë ekranin e dytë kështu që të ketë vetëm funksion njoftues. Por nuk mjaftohet me kaq. Nëse e rrëshqet gishtin në ekran nga lart poshtë, hapet aplikacioni i kamerës. Kjo bën që Meizu Pro 7 dhe Pro 7 Plus të thyejnë një rekord të ri: Atë të të bërit foto selfie me kamerat e pasme të telefonit!

  

Të shitur nga Meizu në Amazon, Pro 7 dhe Pro 7 Plus kushtojnë përkatësisht 424 dhe 519 dollarë.

Karakteristikat:

 

Meizu Pro 7 Standard Edition:

Procesori – 4 x 2.5GHz ARM Cortex-A53, 4 x 1.6GHz ARM Cortex-A53

Qarku – MediaTek Helio P25 (MT6757T), procesor 64-bitësh

Karta Grafike – ARM Mali-T880 MP2, 900 MHz

Kamera – Kamera e pasme e dyfishtë 12 Megapiksel + 12 Megapixel f/2.0 me AF dhe blic të dyfishtë LED | Kamera e përparme 16 Megapiksel me blic

Memoria – RAM- 4GB LPDDR4x | ROM 64GB/128GB; Nuk suporton memorie të jashtme

Ekrani Primar – Madhësia 5.2 inç, Super AMOLED FHD (1080 × 1920 Piksela)

Ekrani Sekondar – AMOLED, 240 x 536 piksela

Bateria – E paheqshme, 3,000 mAh Litium-Polimer

SIM – Dual SIM (Nano + Nano), Dual standby

Sistemi Operativ – Android 7.0 Nougat OS me Flyme UI 6 (User Interface – Ndërfaqja e përdoruesit

Dimensionet – 147.6 mm x 70.7 mm x 7.3 mm

Pesha – 163 Gramë (me baterinë)

 

Meizu Pro 7 High Edition:

Procesori – 10 bërthama – 2×2.8 GHz Cortex-A73 + 4×2.3 GHz Cortex-A53 + 4×2,0 GHz Cortex-A53

Qarku – MediaTek Helio X30

Karta Grafike – Imagination PowerVR GT7400 4×820 Mh, 4 Bërthama

Kamera – Kamera e pasme e dyfishtë 12 Megapiksel + 12 Megapixel f/2.0 me AF dhe blic të dyfishtë LED | Kamera e përparme 16 Megapiksel me blic

Memoria – RAM- 4GB LPDDR4x | ROM 64GB/128GB; Nuk suporton memorie të jashtme

Ekrani Primar – Madhësia 5.2 inç, Super AMOLED FHD (1080 × 1920 Piksela)

Ekrani Sekondar – AMOLED, 240 x 536 piksela

Bateria – E paheqshme, 3,000 mAh Litium-Polimer

SIM – Dual SIM (Nano + Nano), Dual standby

Sistemi Operativ – Android 7.0 Nougat OS me Flyme UI 6 (User Interface – Ndërfaqja e përdoruesit

Dimensionet – 147.6 mm x 70.7 mm x 7.3 mm

Pesha – 163 Gramë (me baterinë)

 

Meizu Pro 7 Plus:

Procesori – 10 bërthama – 2×2.8 GHz Cortex-A73 + 4×2.3 GHz Cortex-A53 + 4×2,0 GHz Cortex-A53

Qarku – MediaTek Helio X30 MT6799

Karta Grafike – Imagination PowerVR GT7400 4×820 Mh, 650 MHz, 4 Bërthama

Kamera – Kamera e pasme e dyfishtë 12 Megapiksel + 12 Megapixel f/2.0 me AF dhe blic të dyfishtë LED | Kamera e përparme 16 Megapiksel me blic

Memoria – RAM- 6GB LPDDR3 | ROM 64GB/128GB; Nuk suporton memorie të jashtme

Ekrani Primar – Madhësia 5.7 inç, Super AMOLED QHD (2560 × 1440 Piksela)

Ekrani Sekondar – AMOLED, 240 x 536 piksela

Bateria – E paheqshme, 3,500 mAh Litium-Polimer

SIM – Dual SIM (Nano + Nano), Dual standby

Sistemi Operativ – Android 7.0 Nougat OS me Flyme UI 6 (User Interface – Ndërfaqja e përdoruesit

Dimensionet – 157.34 mm x 77.24 mm x 7.3 mm

Pesha – 170 Gramë (me baterinë)

 

Marin Kamberi
Ekonomist dhe përkthyes i apasionuar pas teknologjisë dhe sidomos pas smartfonëve. Gjeta hapësirën për të shkruajtur tek "ose.al - Shtëpia e teknologjisë", ku shpirti i skuadrës dhe pasioni ka formuar një portal pararojë për të gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.