Android Celulare Lajmet e fundit

Meizu Pro 7 || teknologjia “E-Ink” dhe celulari me dy ekrane • ose.al

Vijne konfirmimet e para mbi design e celularit Meizu Pro 7. Ne faqen Weibo jane publikuar foto te disa kasave qe do te perdoren per Meizu Pro 7.

Nga imazhet vihet re se ne pjesen e pasme do te kete nje hapesire “boshe” ne anen e majte te fotokameres. Kjo hapesire do ti dedikohet me shume mundesi panelit “E-Ink”, qe do te funksionoje si ekran i dyte i celularit, gjithashtu edhe fotokameres “dual”. Ne pjesen e poshtme te fotos vihet re dhe marka Meizu.

Me sa duket, ne ekranin e vogel “E-Ink” ne pjesen e pasme do te aksesohen disa informacione te shpejta si ora, data, njoftimet e aplikacioneve dhe telefonatat. Teknologjia “E-Ink” do te lejoje pra kursimin e energjise se baterise.

Ndersa per sa i perket specifikave teknike te Meizu Pro 7 per momentin nuk kemi shume informacione. Lajmet e fundit flasin per nje ekran prej 5.2” AMOLED Full HD, per nje procesor SoC MediaTek Helio x30, dhe me nje memorie RAM prej 4 GB ose 6 GB. Bateria me shume mundesi do te jete prej 3.000 mAh ndersa sensori i USB do te jete i tipit C. Mendohet se do te jete prezent dhe jack audio prej 3.5mm. Pritet gjithashtu qe dispozitivi te funksionoje ne baze me sistemin operativ Android Nougat 7.1.1.

Mendohet qe prezantimi do te nise ne daten 10 Korrik, por akoma nuk ka nje konfirmim zyrtar te Meizu.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.