Celulare Lajmet e fundit

Meizu 15 & Meizu 15 Plus ne fotografite e para reale, ja dhe karakteristikat

Për herë të parë shfaqen fotografite reale te celularëve Meizu 15 dhe 15 Plus të cilët do të dalin së shpejti në treg.

Pajisjet kanë një trup të gjithë prej metali. Në pjesën e pasme kanë nje fotokamer kryesore “Dual Camera” të vendosur vertikalisht, dhe nën to ndodhet LED flashi klasik Meizu.

Meizu 15 Plus do të ketë një ekran prej 5,95” QHD, Fotokamera kryesore me dy sensorë 12 MP + 20 MP, fotokamer selfie 20 MP dhe një bateri prej 3,430 mAh. Surpriza kryesore ka të bëjë me procesorin, i cili do të jetë Samsung Exynos 8895 SoC, me 4 GB ose 6 GB RAM dhe 64/128 GB ROM.

Meizu 15, pak më i vogël, do të ketë një ekran 5.46” FHD dhe do të vihet në punë nga Qualcomm Snapdragon 660. RAM dhe ROM janë të njëjtë me “vëllain” e tij te madh Meizu 15 Plus, ndërkohë që ndryshon kapaciteti i baterisë, e cila është prej vetëm 2,940 mAh.

Ndërkohë qe mister Huang Zhang, themeluesi i kompanisë, u shpreh se në muajin gusht me shumë mundësi do të prezantohet dhe Meizu 16.

Foto Meizu 15 & 15 Plus:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.