Lajmet e fundit

Nokia kthehet ne Android – fillon fushata ” Make Nokia Great Again ! “

Thjeshtesi ne perdorim, thjeshtesi ne ndertim, kualitet i materialeve. Keto kane qene disa nga atributet me te rendesishme qe kthyen telefonet Nokia kaq te famshem ne epoken perpara iPhone. Megjithese kompania finlandeze ka kaluar kohe shume te veshtira ne 10 vitet e shkuara, lajmi qe smartphonet e ri do te “jetojne” me sistemin Android ka gezuar shume fansa ne mbare boten.

Sic mund te keni degjuar, firma HMD Global ka siguruar te drejtat e prodhimit dhe shitjes se produkteve me marken Nokia per dhjete vitet e ardhshme. Sipas disa zerave qe rrjedhin nga komapania ne fjale, pritet qe keto vite te jene me te vertete te mrekullueshme per smartphonet Nokia.

Zevendes Presidenti i HMD Global per zonen e Lindjes se Mesme dhe Afrikes Veriore, Zoti Per Ekman, premtoi qe produktet e reja te Nokia do te kene te njejtin kualitet per te cilin kishin krijuar fansa te shumte ne bote. Ai theksoi se partneriteti strategjik me Google do te ndihmoje arritjen e majave te te shkuares:

Shumica e smartphoneve ne treg nuk e perdorin sistemin operativ Android ne menyren e duhur. Kompanite e prodhimit te Android e modifikojne sipas deshires. Konsumatoret kane te drejte te kene versionin me te fundit te sistemit operativ sa me shpejte te behet i mundur nga Google….Ne dhe Google bashkarisht do te zhvillojme telefonet e rinj Nokia, duke i kthyer ne lavdine e se shkuares. Do te filloje fushata: Make Nokia Great Again !

Make Nokia Great Again – Smartphoni i ri Nokia 6:

HMD Global ka vene ne dukje qe Nokia 3, Nokia 5 dhe Nokia 6 do te funksionojne me Android “te paster”, pra te pa modifikuar sipas prodhuesit. Kompania prodhuese e Nokia theksoi qe tre produktet ne fjale do te hidhen ne treg me Android 7.1.1, dhe do te kene azhornime mujore sidomos persa i perket sigurise. Kjo me siguri do ti jepte ketyre celulareve nje avantazh te konsiderueshem mbi kompetitoret e drejtperdrejte. Kjo sepse numri i celulareve qe perdorin versionin me te fundit te nje sistemi operativ Android ne te vertete eshte shume i vogel (me pak se 1% e celulareve kane sot Anroid 7.1)

 

Sipas Ekman, rezultati qe HMD Global arriti janarin e shkuar ne kine me Nokia 6 eshte mjaft premtues. Duke konsideruar tregun e lindjes se mesme si tregun me te veshtire, ai theksoi se me shume se 1 milion celulare Nokia 6 jane shitur me ane te prenotimit brenda 23 sekondave nga shfaqja e celularit te ri ! Keto produkte do te hidhen ne tregun nderkombetar se shpejti, por Ekman nuk dha asnje date te sakte se kur kjo do te ndodhe. Megjithate ekspertet e industrise mendojne se kjo do te ndodhe rreth fundit te majit ose fillimit te qershorit. Nje gje eshte e sigurte, fushata Make Nokia Great Again sapo ka filluar !

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.