gta 5-gta v-renditje-loja-shkarko
Lajmet e fundit PC

Rënditja e lojrave më të shitura në Angli. Sukses i vërtetë për…

Grand Theft Auto V, GTA V, për herë të trembëdhjetë që nga dalja e saj në treg, është rënditur e para si loja më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Një sukses i pandalshëm, por nuk e lejon akoma të krijojë një rekord të ri. Aventura e shtëpisë “Rockstar” është vetëm në vendin e tretë për javët e kaluara në krye të klasifikimit. Wii Fit ka mbetur në krye për plot 16 javë ndër vëndin e parë e mban Who Wants To Be A Millionaire me 18 javë.

Në vendin e dytë gjejmë lojën e garave nga Codemasters, Dirt 4, e ndjekur nga FIFA 17 dhe Ghost Recon. Kush fiton më shumë poziocione në rënditje është Mario Kart 8 Deluxe nga vëndi i gjashtëmbëdhjetë në vëndin e pestë.

Më poshtë po paraqesim klasifikimin e dhjetë titujve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar:

  1. Grand Theft Auto V
  2. DIRT 4
  3. FIFA 17
  4. Tom Clancy’s Ghost Recon Wildlands
  5. Mario Kart 8 Deluxe
  6. Overwatch
  7. ARMS
  8. Horizon Zero Dawn
  9. Forza Horizon 3
  10. Tekken 7

Kush është loja juaj e preferuar?

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.