lg v30-foto-LiveStreaming
Celulare Lajmet e fundit

LG zbulon daten e daljes ne treg te LG V30 😍😍

LG është gati të nxjerrë në treg celularin e fundit: LG V30. Sipas lajmeve të publikuara online celulari i ri do ti tregohet publikut në datë 31 Gusht. LG do shfrytëzojë konferencën në Berlin për të prezantuar modelin e fundit. Zgjedhja e Berlinit na shtyn të mendojmë se celulari do jetë direkt i pranishëm edhe në Europë. Dalja në tregun ndërkombëtar pritet të jetë më datë 28 Shtator.

Lexo edhe: LG V30: 2 ekrane dhe 3 fotokamera

Ju mund të thoni shumë kritika ndaj LG, por sigurisht nuk mund të akuzoni gjigandin Korean për guximin për të eksperimentuar me zgjidhje të reja. Po guxojnë që të dalin jashtë në një klase, atë të celularëve, që fillon të ndjejë një limit fiziologjik. Seria V ka provuar të jetë në gjendje të lëvizë sa më shumë nga standartet. Duket se V30 mund të konfirmojnë këtë prirje.

LG V30

E gjithë vëmëndja është nëse ky celular do ketë dy ekrane apo jo? Përsa i përket karakteristikave kryesore mendojmë se do jenë këto:

  • Procesor: Qualcomm Snapdragon 835
  • Ekran: OLED 6″ me raport 18:9 (Quad-HD?)
  • RAM: 4GB
  • Memoria: 64GB
  • Bateria: 3300mAh me rikarikim wireless?
  • Fotokamera: 13MP?
  • USB Tipi-C

 

©ose.al

LG V30_spektakel-ekrani-fotokamera

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.