LG V30-spektakel-ekrani-i-dyfishte
Celulare Lajmet e fundit

LG V30, jeni gati per telefonin e vitit? 2 ekrane dhe 3 fotokamera

LG është gati për të eksperimentuar më tej me LG V30, që pritet të dali në shtator .

Lexo edhe: Zbulohet data e daljes ne treg te LG V30

Sipas lajmeve të publikuara online celulari i ri mund të ketë një ekran të dytë me rrëshqitje dhe madje edhe tre fotokamera.

Ju mund të thoni shumë kritika ndaj LG, por sigurisht nuk mund të akuzoni gjigandin Korean për guximin për të eksperimentuar me zgjidhje të reja. Po guxojnë që të dalin jashtë në një klase, atë të celularëve, që fillon të ndjejë një limit fiziologjik. Seria V ka provuar të jetë në gjendje të lëvizë sa më shumë nga standartet. Duket se v30 mund të konfirmojnë këtë prirje.

LG V30

Evan Blass  nga twitter (@evleaks) tregon një evolucion të mundshëm të ekranit, disi i guximshëm. Një ekran i dytë që del jashtë me anë të një operacioni të thjeshtë të levizjes së dorës.

LG V30_spektakel-ekrani

Përveç ekranit të dyfishtë, me një pjesë e cila mbetet gjithmonë e dukshme për njoftimet, një tjetër detaj qëndron tek tre kamerat përveç flash-it. LG mund të jetë duke punuar mbi fotot panoramike ose efekte të tjera.

LG V30 pritet në shtator me karakteristika që do të jenë pothuajse me siguri të një klase të lartë. Besohet gjerësisht se ekranit kryesor është një OLED.

Çfarë mendoni mbi këtë celular?

©ose.al

LG V30_spektakel-ekrani-fotokamera

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.