Celulare Lajmet e fundit

LG K7i, këtë funksion nuk e ka asnjë celular në Botë

E pra kjo është një mënyrë tjetër për të përdorur telefonin tuaj inteligjent, a nuk mendoni? LG kurrë nuk pushon të na habisi përsa i përket inovacionit dhe me modelin e tyre të ri LG K7i, ata me siguri bënë një përshtypje shumë të mirë me teknologjinë e saj “kundër mushkonjave”. 😂😂😂

Pajisja u zbulua vetëm në Indi me këtë pikë mjaft të veçantë shitëse: një teknologji kundër mushkonjave, që përdor zhurmë tejzanor (dërguar nga një altoparlant i veçantë i vendosur në pjesën e pasme) që do t’i mbajë mushkonjat larg nga ju! “Tingulli” është i padëgjueshëm për njerëzit, kështu që mund ta përdorni me siguri telefonin, ose ta vendosni në stendën speciale të Mushkonjave, kur jeni jashtë për të mbrojtur veten nga kafshimet e mushkonjave.

lg k7i-mushkonja

Nëse megjithatë nuk dëshironi të përdorni këtë funksion, gjithmonë mund të ndryshoni mbulesën e pasme dhe përdorni një të zakonshme. 😉 Në rast se jeni i interesuar, LG K7i paketon një ekran me prekje prej 5″ 854x480p, së bashku me një 1.1 procesor GHz  Core, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë ​​të disponueshme. Brënda do keni funksionalitetin dual SIM, një kamerë kryesore 8 MP me blic LED, selfie 5 MP, një sensor gjurmë gishtash dhe një bateri 2,500 mAh.

Ajo drejtohet nga Android 6.0 Marshmallow, dhe mendojmë se nuk do të merrni ndonjë përditësime të rëndësishme firmware. K7i tani shitet për INR 7,990, e cila sipas kursit aktual të këmbimit do të thotë 121$ ose 103 euro.

ose.al – Shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “LG K7i, këtë funksion nuk e ka asnjë celular në Botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.