Celulare Lajmet e fundit

LG G7 foto render e pare tregon asetin “dual camera selfie”

Fotografia qe do te shihni me poshte duket se eshte foto render i pare per celularin LG G7 qe pritet te dale se shpejti ne treg. LG G7 foto render tregon nje karakteristike mjaft interesante qe ka te beje me sistemin e kamerave “selfie”. Shihet qe LG ka mundesi te implementoje nje sistem “dual camera” per fotokameren dytesore.

Celulari Top Class i serise G te LG qe pritet te dale ne muajt e pare te ketij viti duket se do te kete nje “ratio” prej 18:9, siç eshte moda e koheve te fundit. Me shume mundesi ai do te vihet ne jete nga proçesori SnapDragon 845.

LG G7 foto render:

lg g7 foto render

Ne fakt nuk mund te konfirmojme zyrtarisht qe fotografia e mesiperme eshte egzaktesisht e LG G7. LG ne kete aspekt nuk ka dhene asnje deklarate. Mundesite jane qe kjo fotografi te jete nje koncept i krijuar nga nje perdorues me akses ne arkivat e LG i cili ne baze te memories ka zhvilluar kete foto render. Lajmi eshte qe megjithese fotografia nuk eshte zyrtare, me shume mundesi do ti ngjaje jasht mase LG G7 origjinal.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.