LG G6 Pro-lg-g6 plus-plus-cmimi-karakteristikat-ekrani
Celulare Lajmet e fundit

LG G6 Pro dhe G6 Plus do dalin së shpejti në treg

Në fund të qershorit, në shtëpinë e LG-së (Korea e Jugut) do prezantohen LG G6 Pro dhe Plus, dy variante shumë të ngjashme të Standardit G6.

Dhe kështu LG – sipas gazetës etNews – është duke përfunduar dy prej varianteve të lartë të gamës LG G6, paraqitura në Barcelonë shkurtin e kaluar. Sipas informacioneve të dy celularët i ri do të jetë shumë e ngjashëm estetikisht me G6 klasik. Do jetë i njëjti procesor, i njëjti RAM dhe i njëjti ekran (si në dimensione si në teknologji).

Atëherë kush janë ndryshimet? G6 Plus duhet të ketë memorien prej 128 GB (rreth $100 më shumë se LG G6 klasik) dhe mundësinë e karikimit wireless. Versioni G6 Pro do prezantohet me më pak memorie se G6 klasik, vetëm 32GB ($100 më pak se LG G6)

Terminalet e reja do të paraqiten në Korenë e Jugut ndoshta në fund të qershorit.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.