lenovo s5-foto
Celulare Lajmet e fundit

Lenovo S5, rivali i Xiaomi Redmi 5 Plus është “sold out”

Disa ditë më parë prodhuesi kinez Lenovo ka nxjerrë në treg Lenovo S5. Ky celular ka si objektiv të marri disa kuota nga fuqia e shtijes të Xiaomi Redmi 5 Plus. Rezultati: smartphoni është shitur tashmë në Kinë!

Lenovo S5 përfundon shitjet në pak minuta

lenovo s5-foto1

Shitjet e Lenovo S5 filluan më datë 23 mars dhe Lenovo tashmë ka sjellë në shtëpi kënaqësinë e parë të madhe. Pajisja e re, në fakt, mbaroi pas dy minutash nga hapja e presales online. Nëse qëllimi ishte rivalizimi i Xiaomi Redmi 5 Plus – dhe më në përgjithësi me kompaninë Lei Jun – atëherë përgjigja ishte vërtet pozitive. 

Lenovo S5 – skeda teknike

Ekrani: 5.7 inç IPS me rezolucion Full HD+ (2160 x 1080 piksel), raport 18:9, qelqi 2.5D dhe densitet 423 PPI

Përmasat: 154 x 73.5 x 7.8 mm për 155 g

Procesori: Qualcomm Snapdragon 625 2.0 GHz okta-core

GPU: Qualcomm Adreno 506

RAM: 3/4 GB LPDDR3-933

Memorie: 32/64/128 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet përmes microSD deri në 128 GB

Fingerprint dhe njohja e fytyrës

13+13 MP kamera e pasme me f/2.2-2.2 aperture, autofocus dhe LED flash

Kamera e përparme 16 MP me aperturë f/2.2

Dual LTE Cat.7 mbështetje, Wi-Fi a/b/g/n Dual Band, Bluetooth 4.2, GPS

3000 mAh bateri

Sistemi operativ Android 8.0 Oreo me ndërfaqen ZUI 3.7

Lenovo S5 – çmimi

Çmimi i parë në treg është 999 yuan, rreth 127 euro, per versionin me 3/32 GB. Pastaj çmimi rritet në 1199 yuan për versionin 4/64 GB, rreth 153 euro, deri më 1499 yuan për versionin 4/128 GB, rreth 191 euro.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.