Të prezantuar në rastin e IFA 2016 janë tashmë të disponueshme edhe në Shqipëri. Flasim për dy nga celularët më të mirë të Lenovo: Lenovo K6 dhe Lenovo K6 Note. Ato janë smartphone të shkëlqyer dhe janë përmirësuar më tej duke u përditësuar me Android 7.0 Nougat.
Modeli më i vogël (K6) përdor një procesor Qualcomm Snapdragon 430 me 2GB memorie RAM. Ka 16GB memorie të integruar të zgjerueshme, një ekran 5″ FHD dhe një bateri prej 3000 mAh. Përditësimi është tashmë në dispozicion përmes OTA e peshon rreth 1GB.
Lenovo K6 Note shfrytëzon të njëjtin procesor të vëllait më të vogël, por ka një ekran prej 5.5″ FHD. Në brëndësi ka 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kamera kryesore prej 16 MP dhe bateri prej 4000 mAh.
Modeli K6 ka nje cmim rreth 140€ ndërsa K6 Note kushton rreth 180€.