leagoo power 7
Celulare Lajmet e fundit

LEAGOO Power 5 – Android Oreo 8.1 + bateri 7000 mAh!!

LEAGOO Power 5 është smartphone i parë me kapacitet baterie kaq të fuqishëm. Potencë prej 7000 mAh, e cila duhet të jetë në gjendje të plotësojë nevojat e atyre që vendosin autonominë e baterisë në krye të prioriteteve.

Prodhuesi Leagoo thekson se ajo është një vlerë reale dhe jo një mashtrim i thjeshtë marë ketingu:

çdo bateri Leagoo eshte e çertifikuar sipas standarteve kryesore nderkombetare – UN38.3 e IEC 62133 – per te dhene sigurine se te gjitha baterite jane konform kapaciteteve te tyre efektive.

leagoo power 7

LEAGOO Power 5 është i pajisur me një ekran “borderless” prej 5.99″ FHD + (2160 x 1080 pixel) me një raport të pamjes 18:9 dhe Procesor SoG Mediatek MT6763 me frekuence 2 GHz.  Memorie 6GB RAM dhe 64GB ROM. Fotokamera kryesore ështe e strukturuar në një modul të dyfishtë “dual camera” me sensorë nga 13 dhe 5 MegaPixel të prodhimit të Sony. Fotokamera selfie, gjithashtu e prodhuar nga kompania japoneze Sony, ka një rezolucion prej 13 MegaPixel. Sistemi operativ është i bazuar në Android 8.1 Oreo. Përveç kapacitetit tejet te lartë, bateria mbështetet dhe në teknologjinë e ngarkimit wirless dhe në rikarikimin “quick-charge” (5V-5A).

LEAGOO Power 5 do të shitet me një çmim prej $ 229.99 nga fabrika. 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.