dual screen
Celulare Lajmet e fundit

#KURIOZITET: koveri i nje smartphone “Dual Screen” / foto.

Ka pasur shumë prodhime të smartfonëve “All Screen” gjatë vitit të kaluar me kaq shumë “pop-up cameras“, madje edhe “vrima” në ekran si “Infinity-O“. Të gjitha këto janë bërë në përpjekjen e pafund për të mundësuar vendosjen e pashmangshme të kamerës së përparme në mënyrën që mundëson nje ekran sa më të madh. Asnjë nga këto opsione të dizajnit nuk anashkalojnë nevojën për një kamerë të përparme. Por, dikush ka menduar ta kalojë këtë “pengesë” duke prodhuar një ekran të dytë në anën e pasme të smartfonit.

Nubia, një nënmarkë e ZTE, ka pasur disa ide mjaft të çuditshme për të ardhmen e formës së celularit. Në ekspozitën MWC, u prezantua projekti Nubia Alpha, me një koncept që kaloi nga ideja e thjeshtë në një projekt në fazën e prodhimit që vuri vëmendjen tek smartfoni Nubia X.

Në pjesën e përparme, Nubia X duket si një telefoni i rregullt vitit 2018 me një panel LCD 6.3″, por duke kthyer atë në pjesën e pasme shihet një panel më i vogël 5.1″ OLED. Me të,mund të aktivizohet opsioni “selfies” me kamerën e pasme të një cilësie shumë të lartë e cila i ka mundësuar Nubias të eliminojë sensorin e kamerës së përparme dhe të arrijë të prodhojë një kornizë tepër të hollë.

Natyrisht problemi kryesor ka të bëjë me konsumin e baterisë. Si do ta përballojë nje celular i tillë me dy ekrane funksionimin e tyre? Përgjigja është e thjeshtë. Me shumë mundësi vetëm një nga dy ekranet punon në një kohë të caktuar, kështu që bateria prej 3800mAh duhet të mjaftojë per një përdorim të rregullt.

Foto Nubia X Dual Screen:

Më poshtë sjellim fotografitë zyrtare të Nubia X – telefoni arrin një çmim rreth 600 dollarë. Si mendoni, do ta donit nje celular me dopio ekran dhe një display full screen ?

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.