Lajmet e fundit

Kur del OnePlus 7, cilat jane karakteristikat dhe si eshte dezajni ?

Drejtori Ekzekutiv i OnePlus Pete Lau kthehet për të folur për karakteristikat e celularit të ardhshëm dhe e bën këtë me deklarata më pak të fshehta se ato të lëshuara pak ditë më parë. Pete Lau para-njofton një epokë të re të ‘Shpejtësisë dhe Fluiditeti’. Gjatë një interviste me The Verge, menaxheri konfirmoi së pari ndryshimin në strategjinë tregtare që këtë vit ka të bëjë me fillimin e disa modeleve. Një version standard dhe versionin Pro; kjo e fundit do të synojë ekranin me specifika me te mira. Sipas Lau, këto dy modele do të ripërcaktojnë konceptet e shpejtësisë dhe të fluiditetit dhe do vendosin standarde të reja të cilësisë në mjedisin e smartfonëve, pa lënë pas dore lidhjen 5G. Por kur del OnePlus 7?

Eshte fakt i njohur tashme qe nje nga celularet me te shpejte dhe me performant ne bote prodhohet nga kompania e vogel kineze OnePlus. Aktualisht ne treg me celularet OnePlus  6 dhe OnePlus 6T te cilet paten nje sukses planetar, kompania eshte ne kerkim te perfeksionimit te performances me nje prodhim te ri per vitin 2019. Ndaj pyetjet kryesore te fansave te kesaj kompanie jane: OnePlus 7 kur do dali? Cilat do te jene karakteristikat teknike ? Si do te jete dezajni ?

Ja celulari me i shpejte ne bote: OnePlus 6T – karakteristikat dhe çmimi – Kliko Ketu.

Menaxheri nuk ka konfirmuar specifikimet e panelit, por bazuar në thashethemet e mëparshme mund të jetë një njësi Super AMOLED me rezolucion QHD + dhe me frekuencë 90Hz.

Duhet thene qe OnePlus 7 eshte nje nga smartphone me te pritur per kete fillim 2019. Informacionet mbi projektin teknik te ketij celulari jane me te vertete te pakta. Ne jemi munduar te mbledhim per ju te gjitha indiciet qe vijne nga forume te ndryshme private dhe nga leaker @CarlyPage ne artikullin e saj te pak diteve me pare (Lexo Ketu)

Keta te fundit nxorren ne rrjet disa foto-koncepte mbi dezajnin e OnePlus 7, foto te cilat po i publikojme per ju. Do te dalloni me siguri mundesine e prezences se nje fotokamere te perparme “Selfie” te tipit “Pop-up”. Pra e fshehur brenda ekranit dhe e gatshme per te dale kur eshte e nevojshme shkrepja.

Kur del OnePlus 7 dhe si do jete dezajni ? Foto-koncepte:

Imazhet tregojne gjithashtu tastin e volumeve te vendosur ne menyre klasike mbi nje pajisje OnePlus, ne pjesen anash majtas me buton fizik. Shihet gjithashtu qarte nje porte USB Type-C dhe nje hapesire e dedikuar SIM ne pjesen e poshtme te celularit. Ne pjesen e pasme asnje surprize. Aty mbizoteron fotokamera me sensore “Triple-Camera” e pozicionuar vertikalisht ne pjesen qendrore te kapakut. Kesaj here mungon jack audio 3.5 mm.

Persa i perket anes teknike, OnePlus 7 duhet te karakterizohet nga prezenza e nje ekrani FullHD+ prej 6,5”, me procesor SoC Qualcojmm Snapdragon 855, GPU Adreno 640 me RAM prej 6GB deri ne 12GB dhe memorie ROM nga 128GB deri ne 512GB.

OnePlus 7 dhe si do te jene karakteristikat teknike:

  • Ekrani AMOLED 6,5 “
  • Procesori SoC Qualcomm Snapdragon 855 @ 2,84GHz
  • GPU Adreno 640
  • Memoria RAM deri ne 12GB
  • 128 / 256GB memorie te brendshme
  • Triple-Camera e pasme me 3 sensore respektivisht 48MP + 20MP + 5MP
  • Kamera “selfie” 16MP
  • Bateri nga 4000 mAh me “Quick Charge”
  • Sistem operativ Android Pie 9.0 i personalizuar OxygenOS

    Carousel: images not found

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.