kur del gta vi lajmet e fundit
Lajmet e fundit

Kur del GTA VI – Lajmet e fundit

Ngjarjet e GTA VI do të zhvillohen në qytete të ndryshme dhe në vendet ikonike të ekskluzivitetit të paktën sipas disa thashethemeve të fundit të përhapur në Pastebin përmes një posti të larguar më pas. Por kur del GTA VI?

Thashethemet pohojnë se në episodin e gjashtë të Grand Theft Auto ata do të vizitojnë qytete të ndryshme duke luajtur rolin e një “zotëruesi të drogës” që do të fillojë karrierën e tij në Liberty City për të hyrë më vonë në bandat më të famshme kriminale të qytetit të njohur Vice City.

 

Titulli, përveç ofrimit të një bote të gjerë të lojërave të përbërë nga qytetet e shumta dhe fushata të gjera, duhet të përfshijë disa lëvizje të marra direkt nga Red Dead Redemption 2. Flitet për sistemim e ndërveprimit me të huajt dhe propozimit të një sërë misionesh dhe “objektivave” nga epoka të ndryshme për të realizuar gjatë lojës.

BAD NEWS
Sipas thashethemeve të fundit, GTA VI nuk do të lëshohet në konsolët e tanishëm për shkak të kujtesës shumë të vogël të harduerit, kështu që lirimi duhet të ndodhë vetëm në platformat e ardhshme, duke përfshirë PlayStation 5 dhe Xbox Scarlett. Por mund të punoj shumë mirë në Google Stadia.

Kur del GTA VI?

Ju lutem vini re se në këtë moment Rockstar kurrë nuk ka njoftuar zyrtarisht zhvillimin e episodit të gjashtë të Grand Theft Auto. Prandaj informacioni i dhënë më sipër duhet të merret me pincë duke pasur parasysh gjithashtu se është e pamundur të verifikohet besueshmëria e burimit. Mendojmë gjithsesi se GTA VI do dali ne vitin 2020, kështu që ndëkohë duhet të luajmë akoma me versionin e 5° të lojës… Na ndiqni në Shtëpinë e Teknologjisë për të mos humbur asnjë lajm nga lojrat e fundit!

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.