samsung-galaxy-note-8-1
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE]FOTO + Kur do dali Galaxy Note 9 i Samsung

Tashmë është zyrtare. Samsung Galaxy Note 9 do të zbulohet më 9 Gusht gjatë prezantimit në New York! 

kur del Galaxy Note 9

Me siguri do te vije me objektin klasik S Pen ne ngjyre ari. Mendohet se S Pen do te kete teknologji Bluetooth qe do ti mundesoje perdoruesit ta perdori per te folur ne bashkebisedim pa nevojen e nxjerrjes se telefonit. Gjithashtu mendohet se duke shkruar me ane te S Pen ne nje flete te bardhe, shkrimi do te pasqyrohet automatikisht ne Note 9!
 
samsung galaxy note 9-foto-render-leaked
 
Sa i përket specifikave teknike që pajisja do të ofrojë, procesori Snapdragon 845 i Qualcomm do të jetë i pranishëm per variantin amerikan, ndërsa modeli ndërkombëtar do të kete Exynos 9810 Octa të Samsung. Për më tepër, procesorët do të shoqërohen me 6GB RAM dhe 128GB ose 256GB memorie të brendshme. Gjithashtu per tregje te caktuara do të vihet në dispozicion një model me 512GB memorie të brendshme dhe 8GB RAM. Sistemi operativ do te jete natyrisht Android Oreo 8.1 menjehere i perditesueshem ne Android P sapo te lançohet.
 
Stay Tuned!
 

 

Shfaqja e celularit më të fundit do ta ndjekim së bashku live nga samsung.com!

[artikull i shkruar me 28 Maj]

Pas disa javësh Samsung Galaxy Note 9 është zbuluar përsëri në bazën e të dhënave të GeekBench. Në kundërshtim me atë që ishte parë më parë këto standarde të fundit tregojnë Note 9 në variantin Exynos 9810, ose me SoC-në që Samsung duhet të ketë zgjedhur për marketing në tregun evropian, të identifikuar me emrin SM-N960N.

Samsung Galaxy Note 9 mund të vijë në treg në një variant të pajisur me 8GB RAM dhe 512GB ROM. Ky lajm vjen nga informatori “Leaker Ice Universe”, i cili gjatë ka arritur të ofrojë shpesh një numër të madh informacionesh mbi produktet e reja Samsung. Ne këtë mendohet se nje variant i tille mund te jete i kufizuar vetem per disa tregje ne bote.
 
Për momentin, informacionet e mëparshme dhe certifikatat e varianteve me Exynos 9810 dhe Snapdragon 845 u referohen ekskluzivisht modeleve me 6GB RAM. I njëjti “leaker Ice Universe” ofroi në fillim të muajit maj një listë të hollësishme të skedes teknike te Note 9 duke përfshirë: S-Pen të ri. Ndërfaqja Crown UX, Bixby 2.0, sensori i gjurmëve të gishtit poshtë ekranit, bateria 3.850 mAh dhe ngjyra e re Teddy Brown.
 
Ice universe@UniverseIce
 

If you are lucky, you will see 8GB RAM and 512GB ROM Galaxy Note9

 

Shiko edhe: Galaxy S9 vs Galaxy S9 Plus

Kur del Galaxy Note 9?

Ja informacionet e fundit se kur del Galaxy Note 9! Edhe këtë vit Glaxy Note 9 do dali më herët. Ka tashmë thashetheme nga Korenë e Jugut se Samsung po shtyn të propozojë Galaxy Note 9 përpara datës tradicionale të prezantimit, pra Shtatorit.

Ndër arsyet, këtë herë, do të kishte shitjet fillestare të Galaxy S9 dhe S9 Plus jo të larta, dhe dëshirën e pashmangshme për të dalë para brezit të ri të iPhone që priten të dalin edhe ato gjatë shtatorit.

Tani kushdo që ndjek me vëmendje zhvillimet e botës së teknologjisë së lartë, do të dijë se këto thashetheme shpërndahen sistematikisht çdo herë që lëshohet një celular Samsung. Ndonjëherë ato provuan të jenë të vërteta: vetë Galaxy S9 doli një muaj para S8, dhe Note 8 arriti në fund të gushtit. Na ndiqni per me shume informacione! 

[artikull i shkruar me datë 29/03/2018]

Pasi dyshja e Galaxy S9 të Samsung është tani e disponueshme, pas datës së lëshimit global më 16 mars, thashethemet dhe supozimet filluan për celularin e ardhshëm nga gjigandi korean. Disa ditë përpara u shfaq një raport që firmware i Samsung Galaxy Note 9 është në zhvillim e sipër. Sot doli një raport që pajisja është vërejtur në bazën e të dhënave Geekbench, duke zbuluar vetëm disa detaje rreth pajisjes.

Lexo edhe: Prezantohen Galaxy S9 dhe S9+ ne Shqiperi

Samsung Galaxy Note 9 – skeda teknike

Sipas informacioneve në bazën e të dhënave Geekbench, një pajisje e renditur si SM-N960U e cila përputhet me numrin e modelit të Samsung Galaxy Note 9 ka karakteristika të ngjashme me Galaxy S9 +.

Brënda gjejmë Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM, por me sistemin operativ të fundit Android 8.1.

Në nivelin e performancës, pajisja që supozohet të jetë Galaxy Note 9 shihet duke me një rezultat prej 2,190 single-core dhe 8,806 multi-core që janë të dyja më të ulëta se ato të Galaxy S9+.

samsung galaxy note 9-foto-geekbench

Ne kemi raportuar më parë këtë muaj se Samsung ka filluar testimin e dy versioneve firmware të phablet Galaxy Note 9, dy javë më herët se sa për Galaxy Note 8. Ne do të marrim me siguri dy variante: një version Snapdragon dhe Exynos. Samsung Galaxy Note 9 mund të shpallet shumë më herët se vellai i madh Note 8 në vitin 2017.

Ka spekulime, gjithashtu, se Samsung mund të ketë përfunduar duke përdorur një ekran të gjithë xhami me një skaner gjurmë gishtash nën të.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.