Guida Lajmet e fundit

KUJDES Virus Android ne perhapje: DOUBLELOCKER

Nje “ransomware” Android shume i rrezikshem po perhapet me shpejtesi ne rrjet. Emri i tij eshte “DoubleLocker” dhe si objektiv ka kodin “PIN” te dispozitivit. Duke arritur ta dekriptoje ate, ai e ndryshon dhe kerkon para per te mundesuar rivendosjen ne kontroll te dispozitivit. kujdes virus Kerkuesit e “Eset“, kompania me e madhe ne Europe qe i dedikohet sigurise se software, kane zbuluar kete “malware” te ri te sistemit Android. DoubleLocker perhapet kryesisht si perditesim fals i Adobe Flash Player nepermjet faqeve te kompromentuara. Shfrytezon sherbimet qe kane akses ne Android dhe lançon sulmin e tij.

DoubleLocker – ja çfarë mund të bëj

Praktikisht ai eshte ne gjendje te ndryshoje kodin PIN te dispozitivit, duke vendosur nje tjeter te gjeneruar nga ai vete. Perdoruesi i dispozitivit ose eksperti i servisit nuk arrijne te nderhyjne rregullisht per te mundur infeksionin. Pasi ka marre kontrollin e dispozitivit duke ndryshuar kodin PIN, DoubleLocker kodifikon te dhenat duke i kthyer ne te parekuperueshme. Nje kombinim ky, qe sipas Eset, nuk kishte ndodhur ndonjhere me pare me malware-et e Android. Virusi fillimish kerkon aktivizimin e sherbimit te Google Play. Sapo merr autorizimin nga perdoruesi, ai i jep vetes te drejtat e administratorit te dispozitivit. Me pas e vendos veten si aplikacion “Home” te pre-impostuar. Ne kete menyre, perdoruesi thjesht duke klikuar tasten Home e lançon. Pas lançimit, DoubleLocker i ben “shantazh” perdoruesit, duke i kerkuar pagesa ne para per ti dhene kontrollin e dispozitivit. Egzaktesisht ai kerkon 0.0130 Bicoin, qe jane thuajse 54 dollar brenda 24 oresh. Kerkuesit e Eset te Bashkimit Europian thane se duke konsideruar natyren e ketij malware, DoubleLocker do mund te zhvillohet shpejt dhe ne nje “ransom-banker”. Pra nje virus qe godet dhe llogarite bankare. Eksperti i Eset, mister Lukáš Štefanko, keshillon te gjithe perdoruesit Android te mos kryejne perditesime te pajustifikuara te Adobe Flash Player, te mos navigojne ne faqe te dyshimta, dhe te perdorin browser-a te sigurte me kapacitete AdBlock. E kote te themi qe eshte i nevojshem instalimi i nje anti-virusi.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

5 thoughts on “KUJDES Virus Android ne perhapje: DOUBLELOCKER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.