Kodi IMEI: Celulari është kthyer në pajisjen më të përdorur në të gjithë botën. Sot shumë përdorures kanë të paktën 1 ose më shumë celularë. Ai është kthyer në një mjet të domosdoshëm, gati të pazëvendësueshëm në përditëshmërinë tonë. Celularin e njohim ndryshe edhe me emrin “Smartphone” (telefon inteligjent) falë shumë veprimeve që kryen për të ndihmuar në nevojat e përdoruesit.
LEXO EDHE: WhatsApp – Lexoni mesazhet e dikujt tjetër
Dhe “inteligjenca” e këtyre pajisjeve vazhdon të rritet dhe të mahnisë përditë. Celularët mund të përdoren si busull, si navigatorë për makinat, si matës të temperaturave, si kamera termike etj etj. Tani nuk është më e nevojshme të vrasësh trurin, sepse mendon “smartphoni” juaj për pothuajse gjithcka.
Të gjitha kompanitë e prodhimit të telefonave janë përqëndruar në vende si Kina (po edhe iPhone prodhohet këtu) apo India ku kostoja e prodhimit arrin minimumin.
Kodi IMEI: Celular fallco apo celular origjinal?
Ndonjëherë edhe cilësia e Smartphonëve ndryshon nga vendi ku prodhohet. Por si të njihemi sa më mirë me celularin tonë? Janë të shumtë ato persona që na pyesin mbi faktin nëse celulari që përdorin është origjinal apo jo. Ne, si “Shtëpia e Teknologjisë“, jemi kundër në mënyrë absolute për blerjen e celularëve që nuk janë origjinal. Celular fallco 😡 ka patur që në vitet e para të Android-it po me kalimin e kohës ato i ngjajnë gjithmonë e më shumë origjinalit. Ngjashmëria nuk duket vetëm nga pjesa estetike por po i afrohen gjithmonë e më shumë edhe nga performanca.
LEXO EDHE: Video e Samsung Galaxy Note 9
E habitshme ngelet fakti se çmimi është komplet ndryshe nga origjinali. Kjo mund të shpjegohet në shumë mënyra. Kush prodhon celular fallco nuk paguan asnjë taksë përsa i përket të drejtave të autorit. Edhe të gjithë çertifikatat që janë të domosdoshme për prodhimin e një aparati elektronik nuk kryhen nga ana e prodhuesit. Këto produkte janë shumë të rrezikshme për tu përdorur sepse mund të shkaktojnë dëme nga një moment tek tjetri. Por edhe pse performanca mund ti afrohet celularit origjinal nuk do të jetë kurrë e njëjta. Mund të kontrolloni direkt, pas ndezjes të celularit, të gjitha detajet dhe karakteristikat kryesorë të tij dhe pastaj të shikoni të dhënat e sakta në skedën teknike tek website ynë.
Kodi IMEI
Duhet të keni shumë kujdes kur blini një celular të ri. E para gjë që duhet të bëni është të shikoni kodin IMEI.
Kodi IMEI është numri 15-shifror që e bën telefonin tuaj unik nga çdo telefon tjetër (si MAC Address për PC). Këtë numër mund ta gjeni në pjesën e prapme të telefonit duke hequr baterinë ose duke formuar kodin *#06# dhe menjëherë do të shfaqet kombinimi IMEI 15-shifror. Numri do të jetë dicka e tillë: 674544251332144. Tani do ju shpjegojmë se çfarë kuptimi kanë këto numra: Kodi IMEI ndahet në kë mënyrë: AAAAAA-BB-CCCCCC-D
- AAAAAA – TAC (Type Approval Code) identifikon prodhuesin dhe modelin e celularit;
- BB – FAC (Final Assembly Code) identifikon vëndin e prodhimit;
- CCCCCC – identifikon numrin e serisë të celularit;
- D – CD (Check digit) identifikon shifrën e kontrollit për të verifikuar nëse numri IMEI është i saktë, dhe gjehet nga formula e Luhn.
Tani nuk ju ngelet gjë tjetër që të shënoni kodin IMEI tek një letër dhe të kontrolloni nëse celulari juaj është i vërtetë apo fallco duke vizituar faqen e internetit www.imei.info dhe fusni kodin tuaj. Verifikimi për celularët e Apple mund të realizohet edhe nga website Apple coverage që do ta gjeni pak më poshtë.
KLIKO KETU: iOS vs ANDROID – Kush fiton?
Verifikimi i Numrit Serial dhe IMEI
Numri Serial iPhone
Për tu njohur me numrin serial të iPhone duhet të ndiqni këto rrugë:
- Settings ➡ General ➡ Info/About Phone ➡ Serial Number
- Shënoni numrin serial
- Shkoni tek faqja: Check Coverage Apple dhe shkruani numrin serial
- Nëse numri serial ekziston atëherë iPhone juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky serial number nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco
Kodi IMEI Android
Për tu njohur me kodin IMEI të Android-it tuaj duhet të ndiqni këto rrugë:
- Merrni në telefon këtë numër: 📲 *#06# 📲
- Shënoni kodin IMEI
- Shkoni tek faqja: IMEI INFO dhe shkruani kodin IMEI
- Nëse kodi ekziston dhe celulari është i njëjtë me atë që keni në dorë atëherë celulari juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Kodi IMEI nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco
Kodi IMEI : Kontrollojeni gjithmone
Një shërbim tjetër, i sugjeruar nga lexuesi jonë i rregullt Landi, është edhe https://sickw.com/ . Edhe pse me pagesë, ky është një shërbim shumë i vlefshëm nëse kërkoni të kuptoni nëse një celular është origjinal ose fallco. Më mirë harxhoni 1€ për të verifikuar sesa të harxhoni 500€ për të blerë një celular fallco.
Mua më doli xiaomi mi 2 s por unë e kam mi4w
Tek http://www.imei.info te doli keshtu?
Po
Skam
Ose sickw.com te jep Info te detajuar per shume celulare.
Nuk e njohim 😉 po duket sikur eshte me lek 🤔🤔
Ka Sherbimeve free per shum cel.Lg zte huawei htc motorola etc.edhe per iphone ka ca gjera free
Keshillojmë gjithsesi http://www.imei.info 👍👍
Po ne qofte se esh verzone enxier codin IMEI. Model USA
Cdo celular e ka kodin IMEI 👍
Po ky qe kam une nuk e nxier codin
Si ka mundesi
Bej screenshoot kur shtyp *#06#
Ca esh kjo?
Bej fotografine ekranit te celularit kur shtyp kodin: *#06#
Po e bera po nuk shfaq as gje
Modeli i sakte i celularit?
Sm-g928v ud fcc ID:a3Lsmg928v smg928vzke made in korea e ka dhe imei te shkruar te kapaku nga mbrapa!?
S6 edge? Po nese e ka te shkruar mbrapa cfare kerkon 😂😂? Teorikisht rruga eshte: settings-about device-status-imei information edhe aty te del numri 15 shifror qe pastaj e kontrollon tek http://www.imei.info dhe shikon modelin e sakte te celularit…
Tek ky linku tregohet me teper info rreth kodit IMEI ,info rreth vendit ku eshte prodhuar dhe cilesis se telefonit https://zeital.blogspot.al/2017/02/cfar-eshte-numri-imeipse-sherben.html?m=1
Jo për tu mburrur Nuri, por ai lajm eshte tipik fallco dhe pa asgje te drejte. Te gjithe kane konfirmuar qe nuk eshte e vertete qe numrat e 6° e të 7° nuk i përkasin një shtetit të caktuar por varet nga prodhuesi. Kodi 07 per LG eshte Korea ndresa Kodi 07 per Samsung eshte nje shtet tjetër 😎😎! Sepse ne jemi Shtëpia e Teknologjisë dhe i bëjmë detyrat përpara 😉😉😂😂
Ndoshta nuk jep te sakt vendin e prodhimit por per cilesine mendoj se info eshte i sakt.
Varet Nuri, nuk do te thotë gje qe nese eshte prodhuar ne Europe dhe eshte OK.
Numrat e shtat dhe te tet i kam pare tek disa modele telefonash,dhe info rreth cilesise ka qene i sakt,madje kam pare edhe kodin 02 tek samsung galaxy a7 i cili ishte vertet cilesi shume e dobet ndoshta ka qene fallco si telefon
ky është samsung
Mua me del me dy “IMEI” celulari im “IMEI 1” dhe “IMEI 2”.
Ke duhet te kontrolloj