fotografi perfekte-celular-keshilla
Lajmet e fundit

10 këshillat për të realizuar fotografi perfekte

Si në të gjithë Botën edhe në Shqipëri kohët e fundit nuk ka ngelur njeri që të mos përdori rrjetet sociale në Internet për të shfaqur aftësitë e tij për të realizuar fotografi perfekte dhe spektakolare 😍. Ka persona që fotografojnë ushqimin, ka nga ato që bëjnë foto duke vrapuar dhe të çmëndurit e selfiet. Kohët e fundit kam pasur një bisedë me një mik në lidhje me fotografitë që realizohen me celularë. Përfundimi ishte se “fotografët profesionistë celularë” po bëhen disi të bezdisshëm.

Problemi kryesor nuk është tek tiparet e fotokamerës së celularit por tek mënyra sesi realizohet fotografia. Asnjë person nuk pret që me një Samsung Galaxy S4 mini të realizoni fotografinë e jetës, por të paktën duhet të përpiqeni. Nëse shikojmë fotografitë që realizohen me celular vetëm 1/10 e tyre mund të quhen të bukur. Të gjithë të tjerat janë të realizuara me gabime trashanike (shumë afër, pak dritë, ambienti i keq i fotos, flashi, lëvizja e dorës, etj.)

Nuk duam ti japim mësim asnjë personi, secili ka mendimin e tij personal, por ju lutemi ndiqni këto 10 këshilla 😉nëse dëshironi të realizoni fotografi perfekte.

1. 🌅Drita e diellit🌇

Është e vertetë. Pjesa më e rëndësishme e fotografisë ka lidhje me dritën.

Kjo është ajo që do të ndihmojë të trasformoni një imazh të mirë në një imazh spektakolar. Shikoni hijet që krijon dielli dhe dritën reflektuese jashtë ndërtesave me xhama. Nëse dëshironi të bëni praktike koha e duhur është gjatë “orës së artë”. Ora e artë është një periudhë e shkurtër pas agimit dhe para perëndimit të diellit. Ky detaj përdoret shumë edhe në kinematografi. Wikipedia shpjegon në mënyre perfekte këtë fenomen të natyrës.

Celulari nuk është perfekt kur mungojnë fotonet e dritës 😉. Mos harroni të përfitoni maksimumin nga kushtet e ndriçimit.

2. 🚶Përdorni këmbët tuaja si zoom 🚶

Ju lutemi mos përdorni kurrë zmadhimin (zoom) në telefonin tuaj – Sinqerisht, Shtëpia e Teknologjisë.

Ne mendojë se ky është hapi i parë drejt realizimit së një fotografie të keqe me celularin tuaj. Nëse dëshironi të zmadhoni diçka, përdorni këmbët tuaja dhe lëvizni! Nëse vini re edhe tek fotografët profesionistë asnjë nuk përdor zoom-in por të gjithë janë të pajisur me objektiva të ndryshme.

 

3. Lëvizni çdo gjë por jo celularin 😂😂

Dridhjet e celularit kur shkrepet fotografia është shumë e neglizhuar. Çelësi për të ndrequr këtë është që të praktikoni se si ta mbani telefonin tuaj (mbajeni horizontalisht në çdo kohë – ju jep një kornizë më të gjerë). Ideja është që të fotografoni imazhe të qarta pa dridhje të kamerës. Ju do jeni të kënaqur me rezultatin. Mund të përdoni edhe aksesorë të jashtëm si trekëmbësh për të ulur në maksimun rrezikun.

Gjithashtu provoni fotokamerën në mënyrën e shpërthimit “burst mode” kur merrni fotografi të objekteve në lëvizje. Pastaj ju mund të zgjidhni foton më të mirë nga i gjithë katalogu i realizuar.

 

4. Ndryshoni pamjen 2 apo 3 herë 🤔🤔

Fotografitë më të bukura ndonjëherë prishen nga ambienti që i rrethon. Kur futesh në internet dhe shikon foto të ndonjë çifti me pjatat e palara mbrapa 😂😂 na rrënqethet mishi! Përpara se të realizoni 1 fotografi perfekte shikoni përreth se ku mund të jetë ambienti më i duhur dhe pastaj lëni të lirë fantazinë tuaj.

 

5. Aplikacione nga Play Store ose Apple Store

Cilido të jetë celulari juaj aplikacioni i kamerës nuk është perfekt dhe nuk ju lejon ta shfrytëzoni deri në maksimun kamerën e smartphonit. Nuk ju ngelet gjë tjetër që të shkarkoni aplikacione nga Google Play Store ose Apple Store.

 

Mund të gjeni mbi 100 aplikacione që ju premtojnë modifikime fantastike por ne ju këshillojmë 2 aplikacionet më të mira falas në internet:

 

6. Pastroni xhamin e kameras per fotografi perfekte

Është shumë e thjeshtë: ju do shikonit pastër nëse syzet e diellit do ishin të pista? Atëherë, duhet të pastroni lentet e kamerës rregullisht. Si çdo gjë tjetër edhe ato bëhen pis dhe ndikojnë negativisht tek kualiteti i fotografisë.

 

7. Sasia

Shumica jonë nuk bën si profesion fotografin profesionist dhe nuk mund të presim rezultate të larta. Por mundësitë tona do rriten gjithmonë e më shumë nëse numri i fotografive që realizojmë rritet. Duke patur si bazë ligjin e numrave të mëdhenj, nëse realizojmë 100 fotografi do kemi patjetër realizuar edhe 1 fotografi perfekte.

Mos harroni pastaj të fshini 99 fotografitë e mbetura 😂😂 

 

8. Mos përdorni flashin 📸

Ju lutemi mos e përdorni flashin tuaj në telefonin tuaj. – Sinqerisht, Shtëpia e teknologjisë.

Nëse ju intereson cilësia e fotos tuaj atëherë duhet të mendoni që flashi nuk ekziston. Rrotullohuni 1000 herë deri sa të gjeni ambientin e duhur me pak dritë natyrale por mos përdorni flashin asnjëherë (përdoreni vetëm nëse dëshironi të ngjani ndonjë skandinavi 😂😂)

 

9. Proporcionet per fotografi perfekte

Ju lutemi mos përdorni imazhet tuaja për të trembur personat.  – Sinqerisht, Shtëpia e teknologjisë.

Mjaft me fotografitë kur fytyra e personave zën më shumë se 1/3 e fotos. Merreni si rregull të detyruar. Tani shikoni fotografitë që keni në celular dhe, ju lutemi, fshini çdo foto që nuk e respekton këtë proporcion! Mund të na falenderoni kur të dëshironi 😉

 

10. Kënaquni

Nëse nuk doni të ndiqni këshillat tona nuk do vijmë të ju tërheqim veshin. E vetmja këshillë e rëndësishme është kjo e fundit. Kënaquni sa më shumë duke realizuar foto me flash, në ambiente të pista dhe pa fokus!

Bota është e bukur sepse është e larmishme!

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

3 thoughts on “10 këshillat për të realizuar fotografi perfekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.