kamera me e mire
Celulare Lajmet e fundit

Kamera me e mire: SAMSUNG prane “çmendurise” me sensor te ri

Samsung ka vendosur te rishikoje krejtesisht sensoret e saj te smartfoneve Isocell dhe ka vendosur te investoje me shume ne permiresimin e tyre per tu rritur ne renditjen “kamera me e mire” e smartfoneve. Sensori i ri qe kompania koreane po zhvillon, prej plot 64-megapixel duket se do te kete te njejtat permasa me sensoret e meparshem 48MP, dhe per rrjedhoje do te mund te instalohet ne nje smartfon.

Aktualisht, ne shohim gjithnje e me shume smartfon qe vijne ne treg me kamera 48 MP. Shume nga keto mbeshteten ne sensorin IMX586 te Sony, por Samsung ka vendosur te investoje fuqishem ne kete fushe duke ofruar zgjidhje alternative nepermjet sensorit Isocell Bright GM2.

Kamera me e mire – sensori i ri i Samsung:

kamera me e mire

Ashtu si Sony, Samsung eshte bazuar ne nje madhesi pikseli prej vetem 0.8 mikrometra. Kjo do te thote se permasat e sensorit 64MP do te jene me te vogla se shumica e sensoreve 12 MP aktualisht ne qarkullim.

Gjithashtu ne kete rast perdoret i ashtuquajturi Pixel Binning ose “Teknologjia Tetracell” per te perdorur gjuhen e Samsung. Pra kombinimi i kater pikseleve qe mundeson rritjen e ndjeshmerine ndaj drites.

Pas motos: “Perse te ndaleni kur mund te beni me mire”, Samsung pra ka prezantuar gjithashtu sensorin Isocell GW1 ne gjendje te ofroje 64MP, duke e bere ate deri me sot nje nga sensoret e smartfoneve me rezolucion me te larte, edhe pse ne e dime mire qe kompanite te tjera tashme po eksperimentojne me sensore 100MP.

Samsung gjithashtu ka arritur te integroje njohjen e fazes automatike dhe mbeshtetjen e regjistrimit te videove HD ne 480 fps. Prodhimi masiv e sensoreve te rinj fantastik te Samsung do te villoje ne gjysmen e dyte te vitit 2019.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.