OP6-skeda teknike
Celulare Lajmet e fundit

Ju prezantojme me OP6!…dhe intervista me mister Carl Pei CEO.

Për eventin e tyre në Londër shiten një mijë bileta për rreth 40 euro secila. Brenda dhjetë orësh ishin të mbaruar. Gjithkush shkoi për të parë OP6, telefoni më i fundit i startup-it kinez të lindur vetëm katër vjet më parë.
 
Smartphone i shpejtë, i fuqishëm, i lehtë, shitet në gjysmën e çmimit krahasuar me modelet Top Class të të tjerëve dhe prodhohet nga një kompani që është kthyer ne një kult i obsesionuar me detajet. Sot, kur “të menduarit ndryshe” është kthyer ne një institucion, ka nga ata që ende identifikohen në një pajisje të teknologjisë së lartë siç eshte nje smartphone. Më keq se kaq: në një smartphone, objekti më i zakonshëm ndonjëherë.
 
Por OnePlus është në gjendje të luajë lojen e Davidit kundër Golias, OP6 është ndoshta smartphone më i fuqishëm në qarkullim.
 
Montimi i procesorit Snapdragon 845, i njëjtë me versionin e SHBA-së të Samsung S9 për të qenë i qartë, ka 6 ose 8GB RAM që shtohen në hapësirën ruajtëse ROM prej 64, 128 ose 256 GB. Kamera e pasme me sensor 16 dhe 20 MP dhe 16 MP kamera e përparme gjithmonë punojnë mirë edhe nëse nuk janë me te mirat ne treg. Pastaj sistemi operativ OxygenOS, një version i modifikuar i Android 8.1, eshte i thjeshtë, shumë i shpejtë dhe intuitiv. Çmimet? Nga 519 në 619 euro. Në pjesën e përparme është shumë i ngjashem me iPhone X dhe ekrani është Full HD, si ai i Huawei P20, edhe pse ndryshimi me ato 2K si i Samsung S9 është i dukshëm, por jo dhe aq shumë.
 
OP6-skeda teknike2
 
“Ne mund të përballojë çmime të tilla sepse ne shesim direkt online për klientët tanë dhe ne nuk do të investojmë në reklama apo marketing tradicional”, thotë Carl Pei, njëzet e nëntë vjç me origjine sino-suedeze dhe bashkëthemelues i OnePlus. “Kufijtë tanë të fitimit, besoj, janë në fund të fundit te ngjashme me ato të kompanive të tjera, por ato kanë kosto shumë më të larta dhe për këtë arsye ata i shesin me çmime shumë më të larta.”.
 
Ju keni shitur disa miliona smartphone dhe njoftuat se keni fituar një miliard e gjysmë dollarë vitin e kaluar. Janë te dhena premtuese, por ende numra të vegjël.
 
“Ne prodhojmë vetëm një model në 6 muaj. Ai gjithmonë ka karakteristika TOP dhe një çmim që është sa gjysma e konkurences në të njëjtin nivel performance. Dhe ne mund të shesim te gjithe dispozitivet qe hedhim në treg. Më duket një rezultat i mirë për një kompani që është katër vjeçare. Për të rritur numrin e telefonave ne duhet të përqendrohemi në tregjet me buxhet të mesëm e të ulët, por ky nuk është misioni i kësaj kompanie. Ne nuk duam të revolucionarizojmë industrinë, nuk mendojmë për ndryshimin e botës.
 
Ne vetëm duam të ofrojmë smartfonin më të mirë Android me çmimin më të ulët të mundshëm dhe shpresojmë që duke bërë kështu kompania jonë mund të rritet shumë.
 
Kjo nuk është nje gare vetem njëqind metra, por një maratonë. Kjo është arsyeja pse ne nuk ndjekim moden teknologjike. Ne kemi parë “stuhinë e mediave të dronëve” dhe “realitetit virtual” të kalojë dhe tani të gjithë po flasin për “inteligjencën artificiale”. Në vend të këtyre utopive aktuale, ne vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë katër vjet më parë: duke u përpjekur për të ndërtuar telefonin më të mirë Android “.
 
Si ka mundesi që OnePlus arrin të ketë komponentët më të avancuar duke i blerë ato nga kompani si Qualcomm që merrenvetëm me multinacionalët që bëjnë blerje të mëdha?
 
“Në fillim ja arritëm sepse kemi qenë të lidhur me Oppo (gjigandi kinez i teknologjisë nga i cili vjen themeluesi tjetër i OnePlus, Pete Lau). Tani kemi sukses sepse jemi ndër blerësit kryesorë të procesorëve më të shpejtë dhe më të fundit. Vëllimet e telefonave inteligjentë në fund të fundit janë më të vogla dhe ne nuk jemi aq të vegjel në këtë fushë: në Evropë, për shembull, ne jemi në vendin e dytë. Nëse shikojmë tregun si një e tërë pjesa jonë është e parëndësishme, por nëse shikoni majen e lartë Top Class, gjërat janë krejtësisht të ndryshme “.
 
Një luftë tregtare po merr formë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Rivaliteti mund t’ju prekte edhe ju herët a vonë.
 
“Është e vërtetë, rrënjët tona janë në Kinë. Por ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Është e qartë se situata politike na shqetëson, por për momentin nuk ka patur një ndikim të drejtpërdrejtë në kompaninë tonë “.
 
Dizajni i OP6 është shumë i ngjashëm me iPhone X.  Pse nuk keni zgjedhur një dizajn më origjinal?
 
“Pjesa e përparme është rezultat i një zgjidhjeje teknike: të ketë sa më shumë ekran të jetë e mundur. Telefonat e ardhshem do të kenë një sipërfaqe xhami ne të gjithë ekranin, dhe kjo do të thotë se te gjithe do të ngjajnë gjithnjë e më shumë me njeri tjetrin. Por OP6 ka një trup që duket si qeramike por nuk eshte qeramike. Qeramika eshte një material që na pelqen  shumë, por  është gjithashtu i rëndë dhe i brishtë”.
 
Inovacioni i smartphoneve është duke u zhdukur dhe ne po shohim gjithnjë e më shumë përmirësime të papërfillshme.
 
“Vite me pare një veçori e caktuar ishte me të vërtetë një risi dhe ndoshta duheshin muaj te tere përpara se markat e tjera ta implementonin veçori. Por tani smartphonet janë bërë si telefonat celularë të vjetër: në thelb të gjithë bëjnë të njëjtën gjë. Por kjo nuk do të thotë se është një botë e ndenjur. Ne kemi mbi 35 njerëz qe punojnë vetëm në softuer, për ta bërë Android te shpejtë dhe të menjëhershëm. Me pak fjalë, tani konkurrenca është në detaje, për të qenë në gjendje të prodhohet telefoni perfekt “.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.