iphone se 2-render-foto
Celulare Lajmet e fundit

[FOTO + VIDEO] Ja si do te jete iPhone i ri 😍😍😍😍

Pak e nga pak po shfaqen ne internet disa imazhe dhe video te nje iPhone i ri. I ngjashëm me iPhone X por më i madh ne dimensione, mbrapa me material qelqi dhe vetëm me një kamera.

Apple do të paraqesë tre modele të reja gjatë këtij viti: iPhone X, do të rishqyrtohet në dy versione të ndryshme, me shtimin e një version Plus për të kënaqur ata që duan një ekran edhe më të madh. Këto do të shoqërohen nga një model bazë, jo domosdoshmërisht i lirë, por akoma më i përballueshëm si çmim. Në disa vende, paraqitjet e para të këtij modeli fillojnë të shfaqen, duke filluar nga dosjet CAD të furnizuara nga Apple tek furnizuesit e jashtëm që bëjnë pjesë të tilla si ekranet prej qelqi, trupin e aluminit dhe mbylljet.

Skeda teknike: Ja si do te jete iPhone i ri

Modeli bazë i ketij iPhone i ri do të ketë një ekran prej 6.1 “ose 6” (vështirë të thuhet me qoshet e rrumbullakosura e ekranit) dhe një dizajn që kujton shumë iPhone X . Mbrapa do kemi material qelqi mbrapa për të bërë të mundur karikimin wireless dhe me trashësi identike. E njëjta gjë vlen edhe për pozitën e çelësat, me butonin e fikjes në anën e djathtë e cila gjithashtu thërret Siri-n me një presion zgjatur.

Apple do vendosi të miratojë aluminin në vend të çelikut që është më i shtrenjtë. Nga vizatimet duket se smartphoni është gjithashtu pak më të trashë, 8.3 mm kundër 7.7 të modelit aktual.

KLIKO KETU PER SAMSUNG GALAXY S10

Në anën e pasme, më në fund, ka vetëm një aparat fotografik me flash, ndërsa në modelet 2018 të iPhone X priten sipas thashethemeve të fundit dy ose tre kamera. Dalja në treg për modelet e reja iPhone është planifikuar për shtator, me kusht që sonte, gjatë konferencës vjetore për zhvilluesit, Apple do të parashikojë diçka.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.