apple-event-27-mars-2018-hero.jpg
Lajmet e fundit

Ja se çfarë pritet të prezantohet sot nga eventi i Apple

Eventi i parë zyrtar i Apple për 2018 do të mbahet sot dhe do të ketë sloganin “Let’s take a field Trip” . Ky event do të jetë ndryshe nga eventet e tjera pasi nuk do të mbahet tek qendra e re e Apple ” Infinite Loop ” por tek “Lane Tech College Prep High School” në Chicago . Në ftesë shkruhet “bashkohuni me ne për të dëgjuar ide të reja krijuese për mësuesit dhe studentat”.

Pra eventi do të jetë kryesisht për ide kreative por që po qarkullojnë lajme se gjatë këtij eventi Apple do të prezantojë linjën e re të iPad dhe iPhone SE2.

Model i ri iPhone SE2 dhe iPad nga Apple?

Modelet e iPad thuhet se do të jenë një version premium i bazuar në pamjen e iPhone X dhe një version për studenta që do të jetë më i lirë se iPad-ët e mëparshëm. Ky iPad më i lirë vjen si shkak i përqëndrimit të Apple tek shkollat dhe duket që Apple e ka marrë seriozisht këtë nismë pasi pritet që të prezantojë dhe Macbook më të lirë në mënyrë që të zevëndësoj tabletat dhe notebook e markave të tjera nëpër shkolla.

Mendohet se iPhone SE2 do të bazohet në pamjen e iPhone X por do të jetë në përmasa më vogla. 

Përmirësim tjetër nga SE1 thuhet se do të jenë proçesori që do të jetë A10 njësoj me iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, kamerat do të jenë 12mpx mbrapa dhe 5mpx para ndërsa RAM-i do të jetë 2 Giga .

Ekrani do të vazhdojë të jetë LCD dhe do të ketë rritje në madhësi pasi tashmë do të jetë 4.2 inch , ndërsa iPhone SE është 4 inch.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.