FACE ID
Celulare Lajmet e fundit

IPHONE X nuk po shitet, Apple ne krize ul prodhimin me 50%

Viti 2018 nisi me lajme mjaft te keqia per kompanine Apple, sidomos persa i perket shitjeve te iPhone X.

Sinjalet negative u dhane fillimisht nga bursa e New York, dhe me pas ndoqi bursa e Tokyo. Informacionet qe bene te mundur renien e aksioneve te Apple kishin te benin me lajmin qe kompania e Silicon Valley do te ulte prodhimin e iPhone X me 50%. Pra nuk do te jene me 40 milione dispozitive te prodhuar, por vetem 20 milion. Per kete arsye aksionet e burses se Apple kane patur nje renie jo pak te vogel.

Por cilat jane arsyet qe projekti iPhone X nuk funksionon? Me poshte po i rendisim me kryesoret:

1. Shume i kushtueshem

Ne dymujorin e festave te fundvitit pati nje rritje shitjesh te iPhone X. Por trendi nuk vazhdoi i tille ne fillim te vitit 2018. Perkundrazi pati nje renie me te vertete preokupante te shitjeve. E si mund te jete ndryshe kur nje iPhone X 64 GB shitet rreth 1189 € ndersa ai prej 256 GB shitet plot 1359 € ?

2. Hakmarrja e Samsung

Dihet tashme qe iPhone X ka nje nder ekranet me te mire ne tregun e smartphone. Iphoni i pare me ekran OLED ka nje besueshmeri kromatike ngjyrash prej 98% dhe nje luminozitet 764 cd/m2. Por te kesh kete lloj ekrani do te thote te paguash rreth 80 $ per çdo celular tek Samsung. Pasi eshte vete Samsung qe shet ekranet OLED te iPhone X tek Apple. Kjo eshte arsyeja qe Apple po mendon te rikthehet tek erkani LCD per iPhonin e ardhshem.

3. Shpenzimet aksesore

Kjo ne fakt eshte nje nder aspektet negative te Apple ne pergjithesi.Mendoni qe per shembull, iPhone X eshte i pajisur me teknologjine “Fast Charging” per nje karikim te shpejte te baterise. Por ne momentin qe blihet, ne kuti gjen thjesht nje karikues normal prej vetem 4 W. Per te patur mundesine e shfrytezimit te teknologjise “Fast Charge” duhet te blesh tek Apple nje karikues te ri USB-C prej 29 W qe kushton plot 59 €. Mos flasim me per koston e sigurimit te dispozitivit AppleCare+ qe kushton rreth 229 € per dy vjet.

4. Ekrani i vogel

Ky eshte nje problem i krijuar rishtaz sidomos per merkaton aziatike, qe eshte nje nder me kryesoret per Apple. Me pak fjale kinezet, japonezet dhe indianet nuk durojne dot me nje celular prej me shume se 1200 € me ekran me te vogel se konkurenti i drejtperdrejte Galaxy Note 8. Tashme celulari perdoret per streaming UHD, per Netflix, per filma dhe per pune. Ekrani i iPhone X nuk i mjafton aziatikeve.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.