iphone x dhe 10 te rejat
Lajmet e fundit

IPHONE X dhe 10 te rejat absolute qe nuk i ka tjeter smartphone • ose.al

iPhone i pare i Apple, iPhone 2G, ishte pioneri i smartphoneve te sotem. Celulari i pare me teknologjite karakteristike te nje smartphoni. Ne pervjetorin e tij te 10, Apple hodhi ne treg perveç iPhone 8 dhe iPhone 8+, variantin special iPhone X.

iPhone X eshte natyrisht smartphoni me i kushtueshem per momentin. Gjithashtu ai ka revolucionuar katerciperisht identitetin e Apple ne boten e smartphoneve. Kompania e Silicon Valley pretendon se iPhone X eshte me te vertete revolucionar. Sipas Apple, ai ka disa karakteristika qe sot per sot nuk i ka smartphone tjeter. Le te shohim se per çfare behet fjale.

iPhone X dhe 10 te rejat absolute qe sjell per boten e smartphone ne renditjen e me poshtme:

1 ) Face ID:

Behet fjale per opsionin e zhbllokimit te celularit duke perdorur nje sensor te njohjes se fytyres. Kete teknologji nuk e ka asnje celular ne bote aktualisht. Natyrisht S8 dhe Note 8 kane varjantin e tyre revolucionar, me zhbllokimin e celularit me ane te njohjes se irisit te syve.

2 ) True Tone

Kemi te bejme me teknologjine fantastike te ekranit qe debutoi tek Apple iPad. Kjo teknologji mundeson skanimin e ambjentit ku po perdoret dispozitivi per te kuptuar ne cilin intensitet drite ndodhet perdoruesi. Me pas True Tone rregullon intensitetin e drites se ekranit ne menyre automatike qe te balancohet me ambjentin. Kjo sidomos ndihmon ngjyren e bardhe qe duket tejet reale.

3 ) Video 4K me 60 fps

Natyrisht iPohne X nuk eshte celulari i pare qe erdhi me mundesine e rregjistrimit dhe shikimit te videove 4K. Por ai eshte me te vertete i pari celular qe nuk ka asnje limit te rregjistrimit dhe shikimit te videove 4K. Per shkak te nje stabilizatori optik te mrekullueshem, me nje kapacitet rregjistrimi 60 fps. Video ne 4K me kete stabilizator me 60 fps duken fantastike edhe kur ka levizje te shumta dhe te papritura te objekteve ose subjekteve.

4 ) Slow Motion 1080 p me 240 fps

Kapaciteti i rregjistrimit te videove Slo-Mo me 1080 p dhe 240 fps eshte me te vertete i mrekullueshem. Aktualisht iPhone X eshte celulari i pare dhe i vetem ne industrine e smartphoneve qe suporton nje rregjistrim Slo-Mo me nje “frame” kaq te larte. Mund te themi edhe me kualitative se Sony Xperia XZ Premium.

5 ) Portrait Lighting 

Kapaciteti i iPhone X per te rregulluar automatikisht ndriçimin e nje portreti ishte nje nga surprizat e keti edicioni. Mundesia e rregullimit te iluminimit te portreteve eshte nje nder karakteristikat themelore te çdo fotografi. Endrra e te gjithe te apasionuarve.

6 ) Animoji

Siç e kemi prezantuar dhe perpara zyrtarizimit te iPhone X, animoji do te jete revolucioni i rradhes ne boten e mesazhistikes. Fotokamera-Selfie me modalitetin TrueDepth arrin te krijoje nje imazh 3D te fytyres se perdoruesit. Me sensoret TrueDepth arrin te kape levizjet e 50 muskujve te fytyres. Aplikimi i ketyre levizjeve ne imazhe-Avatar te tipit emoji, kthen fytyren e perdoruesit ne nje Animoji te vertete. Pra nje Emoji tre dimensional qe perserit mimiken e perdoruesit real.

7 ) TrueDepth Selfie

Edhe sensori TrueDepth i fotokameres selfie eshte nje risi absolute ne industirne e smartphoneve. Ai bazohet ne nje fotokamer selfie prej 7 MP qe ka nje hapje dhe thellim objektivi me te vertete revolucionar. Selfie jane origjinale, te plota, te thella dhe te detajuara mbi fytyren e perdoruesit dhe ambientin perqark.

8 ) Quad LED True Tone Flash me Slow Sync

Dakort, teknologjia Quad LED True Tone Flash ishte prezent edhe ne iPhone 7. Por ketu risia ka te bj me Slow Sync flash. Kjo teknologji mundeson kombinimin e nje flash-i te ngadalte me nje flesh te dyte te tipit pulsativ te shpejte dhe te shkurter. E kote te themi qe fotografite ne ambjente shume pak te ndriçuara dalin me te vertete fantastike. Sidomos kur background-i eshte i bukur.

9 ) Procesor me berthame “Neural Engine”

Celulari i pare ne histori me nje procesor kaq te fuqishem. Procesori Apple A11 Bionic perbehet nga nje çip i tipit “Neural Engine”. Kjo teknologji rrit potencen dhe fuqine e procesorit, dhe ben te mundur funksionimin e te gjitha karakteristikave te renditura me siper. Asnje procesor i instaluar ne celularet e tjere nuk do te mund te mbeshteste kaq shume funksionalitete. Pritet qe te gjithe kompanite rivale te adaptojne procesoret ne kete teknologji. Duke filluar nga Qualcomm me SnapDragon 836 vitin tjeter, ashtu dhe Kirin i Huawei me Mate 10.

10 ) Smartphoni i pare pa kornize te poshtme

iPhone X eshte smartphoni i pare me ekran pa korniza, qe nuk ka bord te poshtem. Mund te quhet celulari i vertete i tipit “Edge to Edge”. Te pakten eshte me shume i tille se Samsung S8, Note 8, Essential Phone dhe Xiaomi Mi Mix 2.

copyright©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

3 thoughts on “IPHONE X dhe 10 te rejat absolute qe nuk i ka tjeter smartphone • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.