iphone x shqiperia tortura
Celulare Lajmet e fundit

iPhone X Caviar me 300 gurë të çmuar kushton vetëm 😱😱😱😱

 

A i keni parasysh çmimet e iPhone X? Asnjë problem, pikërisht nga Rusia, në fakt, vjen një variant i ri me porosi nga kompania Caviar. Sipas asaj që përshkruhet në faqen zyrtare të internetit (përkthimi nga rusishtja do na falni), ky variant i veçantë (iPhone X Caviar) është krijuar si një haraç i vërtetë për të gjithë ata që punojnë për të mirën e sektorit rus të naftës (por edhe për Shqiptarët e pasur).

Për sa i përket pamjes estetike, pajisja duket si një kombinim prej ari dhe titani në të cilat qëndrojnë edhe 344 diamante të madhësive të ndryshme, një linjë të vetme e formuar nga 14 rubies dhe një shqiponjë e madhe me dy kokat e pozicionuar mbi logon e Apple.

Asnjë risi, megjithatë, nuk është në profilin teknik. Ky iPhone X, si variant standard karakterizohet nga një ekran OLED 5.8 “Super Retina, Apple A11 SoC esacore Bionic, 3GB RAM dhe sensorë të ri për FaceID.

Çmimi i modelit iPhone X Caviar me 300 gurë të çmuar kushton rreth 34.000 euro.

ose.al -shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.