Pas lajmit të orëve të fundit në lidhje me emrat e iPhone-it të ri, tani është e sigurtë se në më pak se 30 orë do të kemi iPhone-in 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X / E (Edition). Celularët do të shohin dritën nesër në fjalimin tradicional të mbajtur nga Tim Cook për herë të parë në auditorin e ri të dedikuar për të ndjerin Steve Jobs.
RAM
iPhone 8: 2GB
iPhone 8 Plus: 3GB
iPhone X: 3GB— Steve T-S (@stroughtonsmith) 11 settembre 2017
Është e panevojshme të themi që gjatë këtyre javëve, janë zbuluar detaje të ndryshme të telefonave të rinj, duke filluar nga emrat deri tek të dhënat teknike. Një nga informacionet më të fundit, vetëm pak orë më parë del nga hakeri Steve Troughton-Smith. Ai zbulon, në sajë të disa informacioneve në kodin iOS 11, praninë e 2GB RAM në iPhone 8 dhe 3GB RAM për iPhone 8 Plus dhe iPhone X.
Gjithmonë i njëjti karakter ka zbuluar, falë analizës së versionit të ri të sistemit operativ Apple, brenda iPhone-it të ri, ose më mirë, brenda iPhone X, do të gjejmë SoC Apple A11, pasardhës i A10X.
Risi është megjithatë se A11 i ri do të jetë i pajisur me 6 bërthama, nga të cilat 4 me një frekuencë më të ulët operative (për këtë arsye të përkushtuar ndaj të gjitha operacioneve që nuk harxhojnë shumë RAM) dhe 2 me frekuenca më të larta për situata ku kërkohet fuqi më e madhe.
Just to clarify on the A11: it’s two high-power Monsoon cores and four low-power Mistral cores, all independently addressable. No Fusion
— Steve T-S (@stroughtonsmith) 10 settembre 2017
Ka ngel dhe kohë për njoftimin zyrtar të iPhone-it të ri, kështu që duhet të presim disa orë për të konfirmuar apo jo të gjithë këtë informacion.