apple iphone 8 ne video
Celulare Lajmet e fundit

E pabesueshme😱😱😱! iPhone 8 mund të heqi dorë nga…

E pabesueshme!

Të gjithë mendojnë se Apple tashmë ka hequr dorë nga sensori i gjurmëve të gishtave tek iPhone 8. Mendohet se Apple nuk arriti ta zhvillonte dot këtë teknologji poshtë xhamit dhe u përqëndrua plotësisht tek skanimi i fytyrës.

Lexo edhe: Suprizon APPLE😱: vendos daten e prezantimit iPhone 8 😍

Një raport i ri thotë se skaneri do të jetë shumë herë më i fuqishëm se ai i Samsung ose produktorëve të tjerë.

Sipas BGR, teknologjia e skanimit të fytyrës së Apple do të jetë shumë më efektive sesa funksioni i ndërtuar në Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8. Teknologjia Apple do të ketë më pak gjasa të bjerë viktimë e hackeve të sigurisë.

Realface

Apple është duke u mbështetur në një kompani të quajtur Realface për softuerin e njohjes së fytyrës, sipas BGR. Realface është një kompani izraelite e cila prodhon versione 3D të fytyrës së një personi dhe e krahason atë me çdo gjë që është përpara kamerës. Teknologjia e Samsung, nga ana tjetër, përdor një skanim 2D për të përcaktuar fytyrën e një personi.

Realface është gjithashtu në pronësi të plotë të Apple (nga 19 Shkurti 2017), kështu që nuk ka shanse për të ardhur në pajisje të tjera.

Dallimi është i rëndësishëm. Kur skanoni fytyrën tuaj në Galaxy Note 8, celulari është në thelb duke marrë një vështrim 2D dhe duke e krahasuar atë me një vështrim 2D. Një foto mund të mbahet përpara kameras dhe, nën kushtet e duhura, telefoni mund të mashtrohet. Ai beson se jeni me të vërtetë duke qëndruar para pajisjes dhe do zhbllokoj celularin.

Lexo edhe: Apple iPhone 8: zbuloni sekretet e iOS 11

Imazhe 3D

Teknologjia e raportuar e Apple, do të marrë një skanim të plotë 3D për të siguruar që është në të vërtetë një person që qëndron para smartphone. Pastaj do të krahasojë atë imazh 3D me skanimin 3D në kohë reale dhe do shohi nëse përshtatet. Kjo do të rrisë sigurinë e celularit. Më e mira nga të gjitha, Realface pretendon të ketë një normë suksesi prej 99.67%. Kjo është në fakt më e mirë sesa aftësia e njeriut për të njohur një person.

Natyrisht, është e rëndësishme të theksohet se ende nuk e kemi parë akoma njohjen e fytyrës së Apple. Mundet edhe që teknologjia Realface mos të funksionojë ashtu siç sugjerojnë informatat e kompanisë. Ne do ta dimë me siguri pas 12 shtatorit, kur Apple më në fund zbulon celularët e saj të ri.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.