iphone 2018 nje
Celulare Lajmet e fundit

iPhone 2018 – mund te kemi vonesa ne prodhim!😱😱

Prodhimi i iPhone 2018 me ekran LCD vazhdon me vonesa te renda, sipas gazetës së Koresë së Jugut “The Bell”. Të dy prodhuesit e ekraneve partnerë të Apple – “LG Display” dhe “Japan Display” – do të përpiqen ti sigurojnë Apple një rendiment të pranueshëm prodhimi ekranesh me kënde të rrumbullakosura ne stilin e iPhone X.
 
iphone 2018
 
Problemi qe sjell vonesa lind nga testet e shpërndarjes së ndriçimit ne ekran, qe duket i parregullt dhe me disa gabime ne implementimin e teknologjise TrueDepth e nevojshme për funksionimin e Face ID.
 
Sipas burimeve, zgjidhja e ketij problemi do të rezultojë në një vonesë prej së paku dy muajsh krahasuar me objektivin e Apple. Nëse vertetohet, iPhone i vitit 2018 me ekran LCD mund të arrijë në treg në nëntor dhe jo ne shtator. Një paralelizëm kurioz me atë që ndodhi vitin e kaluar me iPhone X krahasuar me iPhone 8 dhe 8 Plus.

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.