iOS 11 vs. iOS 10-krahasime-update-apple
Celulare Krahasime Lajmet e fundit

iOS 11 vs. iOS 10 – krahasim fotografik | ose.al

Hyrje:

Me ne fund sistemi i ri operativ i Apple, i famshmi iOS 11 eshte zyrtar. I prezantuar ne eventin WWDC 2017, iOS 11 pritet te jete nje tjeter kapitull suksesi per “mollen”. Objektivi i tij primar eshte te krijoje me shume mundesi personalizimi per perdoruesin. Por ne te njejten kohe do te mbaje nje nderfaqe shume te pelqyeshme.

Por a do ti arrij keto obiektiva iOS 11 ? Ne mendojme qe po. Te pakten ne njohurine tone, shumica e funksioneve dhe azhornimeve te iOS 11 kane qene te kerkuara me kohe nga perdoruesit. Per kete arsye ka shume mundesi qe “iFansat” e Apple te jene mjaft te kenaqur me sistemin e ri operativ.

Mund te shkruajme pa fund per iOS 11 dhe karakteristikat e tij, por ajo qe intereson drejtperdrejte dhe pa fjale te teperta eshte krahasimi me paraardhesin iOS 10. Mendojme qe ky krahasim, per te qene sa me i sakte te jete e mundur, duhet te shoqerohet me imazhet reale te dy sistemeve operative.

(majtas) iOS 11 vs. iOS 10 (djathtas):

Foto 1: faqja “Home”

iOS 11 vs. iOS 10 nje

Vini re ndryshimin e ikonave te segnalit se kompanise telefonike ne pjesen e siperme majtas. Gjithashtu ndryshim thelbesor eshte mungesa e emrave te aplikacioneve ne “dockbar” (rrjeshti i ikonave fikse ne ekran) ne pjese e poshte te faqes “Home”. Vihet re gjithashtu qe shkrimi i emrit te ikonave eshte me i trashe dhe me i lexueshem ne sfonde te kthjelleta.

 

Foto 2: Paneli i njoftimeve

iOS 11 vs. iOS 10 dy

Ndryshimi thelbesor qendron ne shfaqjen e ores ne momentin e hapjes e panelit te njoftimeve. Gjithashtu shihet ne pjesen e poshtme te ekranit se faqet e panelit jane gjithmone dy, por eshte shtuar dhe ikona e “fotokameres”. Pra do te mundet te aksesosh dhe ne aplikacionin e fotokameres.

 

Foto 3: Paneli i kontrollit te shpejte

iOS 11 vs. iOS 10 tre

Mundesisht ndryshimi me i madh ne iOS 11. Paneli i ri i kontrollit te shpejte eshte totalisht i personalizueshem per perdoruesit ! Do te lejoje perdoruesin te seleksionoje funksionet mbi te cilat deshiron te ket akses direkt nga paneli i kontrollit te shpejte. Funksione te tipit “3D Touching”, “Music control”, “Interactive Display”, “Flashlight” e te tjera do te mund te rregullohen ne panel sipas deshires, duke shtuar dhe funksione te tjera.

 

Foto 4: Paneli i kontrollit

iOS 11 vs. iOS 10 kater

Edhe paneli i kontrollit te pergjithshem ka ndryshime thelbesore. Ato bazohen serisht tek principi i personalizimit. Shikoni ndryshimin e dy fotografive ne krahasim me njera tjetren. Ne Panelin e kontrollit te iOS 11 ka nje numer te madh aplikacionesh dhe funksionesh qe mund te personalizohen.

 

Foto 5: Dyqani i aplikacioneve “App Store”

iOS 11 vs. iOS 10 pese

App Store i vjeter nuk egziston me! App Store i ri i iOS 11 eshte me i madh, me design me te bukur dhe me shume artistik. Gjithashtu eshte i ndare ne tre “superkategori” qe jane: “Today” (sot), “Games” (lojra) dhe “Apps” (aplikacione). Nuk ka nevoje ti shpjegojme pasi nenkuptohet qarte funksioni. Tastet e kerkimit dhe azhornimeve jane akoma prezent.

Foto 6: Nderfaqja e lojrave

iOS 11 vs. iOS 10 gjashte

Rikonfirmohen pra ndryshimet e App Store dhe ne faqen e lojrave. Shihet qarte ne foto qe i eshte dhene prioritet te larte per design dhe formave artistike. Ndryshimi duket gjigand.

 

Foto 7: “Settings” #1

iOS 11 vs. iOS 10 shtate

Eshte azhornuar dhe nderfaqja e aplikacionit te parametrave “Settings”. Shihet ndryshimi ne emrin e faqes. Shkrimi “Settings” eshte disa here me i madh dhe veshtire se do te te lejoje te harrosh se ne cilin aplikacion po punon. Hapesira e kerkimit “Search Bar” ka ndryshuar forme dhe ka design te ri me te bukur.

 

Foto 8: “Settings” #2

iOS 11 vs. iOS 10 tete

Duke shkuar me poshte ne aplikacionin e parametrave “Settings”, shohim nje menu me te lezetshme dhe disa ikona te reja. Per shembull “Accounts & Passwords” dhe “Emergency Sos”. Disa ikona te tjera si per shembull “Sounds & Haptics” jane ri-emeruar per te dhene me shume idene se c’fare funksionesh komandojne.

 

Foto 9: Filtrat e fotokameres

iOS 11 vs. iOS 10 nente

Ndryshimi eshte ulerites mund te thuhet. Me iOS 11 tashme filtrat shfaqen ne rrjeshtin e poshtem ne krahasim me foton (stil Instagram), dhe jo me ne nje menu gjigande. Mund te jete ndryshim shume i vleresuar nga perdoruesit.

 

Foto 10: Parametrat (settings) te Fotokameres

iOS 11 vs. iOS 10 dhjete

Menuja e re e parametrave te fotokameres tashme paraqet disa funksione te reja dhe me te permbledhura. Ndryshimi me i madh ka te beje me funksionin “Scan QR Codes”, qe skanon kodet e prodhimit te produkteve. iOS 11 ju mundeson gjithashtu nje zgjedhje midis formateve HEIF/HEVC dhe JPEG/H.264 duke ju lejuar ti jepni prioritet eficences ose perpuethshmerise (compatibility).

 

Foto 11: “Telefonatat”

iOS 11 vs. iOS 10 njembedhjete

Me i madh dhe me shkrim me te trashe. Aplikacioni i telefonit sjell ndryshime qe i pelqejne shume perdoruesit. Kontaktet dhe numrat jane tashme me te thjeshta per tu lexuar. Ky ndryshim eshte me te vertet ai i duhuri per aplikacionin e telefonit.

 

Foto 12: Numrat e “Dialer”iOS 11 vs. iOS 10 dymbedhjete

Shikojme nje ndryshim mjaft interesant ne design. Butoni i fshirjes ” Backspace ” eshte vendosur ne pjesen e poshtme, duke u bere me intuitiv per tu gjetur.

 

Foto 13: “Notes”

iOS 11 vs. iOS 10 trembedhjete

Edhe ne aplikacionin e shenimeve shihen ndryshime qe kane te bejne kryesisht me madhesine e shkrimit.

 

Foto 14: portofoli “Wallet”

iOS 11 vs. iOS 10 pesembedhjete

Ndryshimi kryesor sic shihet qendron prap tek design. Sfondi eshte totalisht i bardhe dhe pershkrimi me i permbledhur. Ndryshime ne linje me design-in e iOS 11.

 

Foto 15: Makina llogaritese

iOS 11 vs. iOS 10 gjashtembedhjete

Design totalisht i ri. Ikonat e numrave jane tashme rrethore. Por ndryshimi nuk eshte vetem viziv, sepse ikonat ne forme rrethi mundesojne me pak gabime gjate funksionimit.

 

Foto 16: Kalendari

iOS 11 vs. iOS 10 shtatembedhjete

Edhe ne aplikacionin e kalendarit ndryshimi kryesor ka te beje me shkrimin e numrave dhe muajve. Shkrimi eshte me i madh dhe me i trashe. Me ne fund do te mund te lexohet mjaft qarte.

 

Foto 17: iMessage

iOS 11 vs. iOS 10 tetembedhjete

Ne panelin e mesazheve ndryshimi kryesor ka te beje me ikonat e grupeve te figurave ne pjesen e poshtme. Zgjedhje e perafert me Whatsapp. Grupet e ikonave jane te seleksionueshme shume me thjeshte. Edhe ky ndryshim mendojme se do ti pelqeje shume perdoruesve.

 

Foto 18: Memoria “Storage”

iOS 11 vs. iOS 10 nentembedhjete

Nje grafik i ri tregon me imazh egzaktesisht se sa memorie po perdor perdoruesi. Azhornimi i menuse se memories eshte shume i ndjeshem. Informacionet jane shume me te larmishme sic mund te shihet nga fotoja e mesiperme. Kemi mesazhet ne iCloud dhe fotot. C’do menu mund te menaxhohet direkt nga perdoruesi per te optimizuar perdorimin e memories. Ky ndryshim vjen drejtpersedrejti nga indiciet e perdoruesve dhe me ne fund Apple i ka vene re.

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.