Interneti në Shqipëri
Interneti në Shqipëri përdoret tashmë nga të gjithë. Shikojmë nëpër rrugët e qyteteve si fëmijë ashtu dhe persona në moshë të madhe me celularë në dorë. Por cilat janë statistikat mbi përdorimin e tij? Shtëpia e teknologjisë ka vendosur që çdo muaj të shkruaj një artikull mbi të dhënat kryesore të përdorimit.
[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Kush është browser-i më i përdorur[/ms_heading]
Pa dyshim përgjigja është Google Chrome. Edhe motivi është shumë i thjeshtë. Ai është i instaluar në të gjithë celularët android dhe preferohet gjithmonë e më shumë edhe tek laptop-ët dhe kompjuterat Desktop. Duhet thënë se Chrome është pak i “rëndë” si program për RAM-in, prandaj po rriten në përqindje edhe në Shqipëri Firefox dhe Opera. Në rënie përdorimi i Safari-t. Mund të shpjegohet me faktin se po shiten më pak celularë iPhone në kohët e fundit dhe se laptop Mac kushtojnë gjithmonë shumë për tregun Shqiptar.
[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Desktop vs Celular vs Tablet[/ms_heading]
Ndryshe se nga mund të prisnim këtu rezultati na habit. Në dy muajt e fundit, Maj dhe Qershor 2017, në Shqipëri përdoren më shumë desktop sesa celularët. Do durojë shumë ky si rezultat apo që në korrik, celularët do marrin kreun? Me pa dyshim në muajt e verës, me ardhjen edhe të pushimeve, do ulen statistikat e desktop dhe do rriten ato te celularëve dhe tablet. Ky i fundit në Shqipëri nuk është shumë i përdorur. Vetëm 2.65% e tregut Shqiptar është e mbuluar nga Tablet-ët. Çfarë mendoni do ndryshojë ky trend?
[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Social Network në Shqipëri[/ms_heading]
Këtu rezultati nuk ka nevojë për komente. Të jetë për ne Shqiptarët mund të mbyllen të gjithë social network-ët përveç Facebook-ut. Ai përdoret në Shqipëri nga 97.13% e popullsisë. Vetëm 0.76% përdorin Pinterest dhe Youtube. Instagram-i përdoret shumë shumë pak: 0.19%. Çfarë mendoni? Do rriten statistikat e përdorimit të këtyre social network për të kundërshtuar sadopak fuqinë e Facebook-ut?
[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Markat e celulareve në Shqipëri[/ms_heading]
Samsung, Samsung, Samsung! Po, fiton Samsung. Me 47.55% Samsung mbulon pjesën më të madhe të tregut Shqiptar. Përqindja e tij ka dhe një rritje të konsiderueshme në dy muaj e fundit, duke i marrë pjesë tregut të Apple. Kjo e fundit ka humbur gati 3% në muajt e fundit. Shkak ky që mund të shpjegohet se të gjithë po presin iPhone 8 ndërsa Samsung ka nxjerr në tregun shqiptar Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus.
Vihet re në statistika një rritje e telefonave Huawei dhe LG ndërsa Nokia është në rënie.
[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Google vs Yahoo në Shqipëri[/ms_heading]
Edhe në këtë rast shqiptarët janë tradicionalist. Google fiton pa problem luftën kundër Yahoo-s (ka akoma persona që përdorin Yahoo në Shqipëri? 😂😂). Një e dhënë interesante është fakti se vetëm 59.23% përdor google.al. Ky është një problem jo pak i vogël. Shumë kërkime nga përdoruesit shqiptar humben në rrjetin global. Nëse ju kërkoni iPhone 8 në google.al dhe google.com do keni rezultate të ndryshme. Mos harroni pra të kërkoni gjithmonë nga domini shqiptar.
Këto statistika mbi interneti-n janë marrë nga StatCounter.
©ose.al • Shtëpia e teknologjisë
Patjeter qe fiton Samsung, edhe pse si thoni ju Apple ska nxjerr akoma iPhone8. Google pa problem me Yahoo apo Safari. Artikull shum interesant.
Faleminderit