interneti në shqipëri tetor 2017
Lajmet e fundit

Interneti 📱 💻 🖥 në Shqipëri 🇦🇱 • Statistika [Tetor 2017]

Interneti në Shqipëri

Interneti në Shqipëri përdoret tashmë nga të gjithë. Shikojmë nëpër rrugët e qyteteve si fëmijë ashtu dhe persona në moshë të madhe me celularë në dorë. Por cilat janë statistikat mbi përdorimin e tij? Shtëpia e teknologjisë ka vendosur që çdo tre muaj të shkruaj një artikull mbi të dhënat kryesore të përdorimit.

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Kush është browser-i më i përdorur[/ms_heading]

 

Pa dyshim përgjigja është Google Chrome. Edhe motivi është shumë i thjeshtë. Ai është i instaluar në të gjithë celularët android dhe preferohet gjithmonë e më shumë edhe tek laptop-ët dhe kompjuterat Desktop. Duhet thënë se Chrome është pak i “rëndë” si program për RAM-in, prandaj po rriten në përqindje edhe në Shqipëri Firefox dhe Opera. Në rritje edhe përdorimi i Safari-t. Mund të shpjegohet me faktin se po shiten më shumë celularë iPhone në kohët e fundit dhe se Firefox është gjithmonë duke u përdorur më pak.

Interneti në Shqipëri - Tetor 2017 - Browser

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Desktop vs Celular vs Tablet[/ms_heading]

 

Ky rezultat nuk na habit. Në tre muajt e fundit në Shqipëri përdoren më shumë celularët sesa desktopët. Do durojë shumë ky si rezultat apo që në nëntor, desktopët do marrin sërisht kryesimin? Përsa i përket tabletëve, ky i fundit në Shqipëri nuk është shumë i përdorur. Vetëm 2.41% e tregut Shqiptar është i mbuluar. Çfarë mendoni do ndryshojë ky trend?

Interneti në Shqipëri - Tetor 2017 - Mobile

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Social Network në Shqipëri[/ms_heading]

 

Këtu rezultati duhet patjetër të komentohet. Nëse deri pak muaj më parë Facebook mbizotëronte tregun shqiptar, në 3 muajt e fundit Instagram ka fituar më shumë se 6% terren. Çfarë mendoni? Do rriten statistikat e përdorimit të këtyre social network për të kundërshtuar sadopak fuqinë e Facebook-ut?

Interneti në Shqipëri - Tetor 2017 - Social

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Markat e celulareve në Shqipëri[/ms_heading]

 

Samsung, Samsung, Samsung! Po, fiton Samsung. Me 48.5% Samsung mbulon pjesën më të madhe të tregut Shqiptar. Përqindja e tij është stabël në dy muaj e fundit, dhe nuk i ka marrë pjesë tregut të Apple. Kjo e fundit ka fituar gati 4% në 3 muajt e fundit. Informacion ky që mund të shpjegohet se të gjithë po prisnin iPhone 8/iPhone X ndërsa Samsung ka nxjerr në tregun shqiptar Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Skeda teknike e Samsung Galaxy S8

Skeda teknike e Samsung Galaxy S8 Plus

Vihet re në statistika një rritje e telefonave Huawei dhe LG ndërsa Nokia është në rënie (nuk paraqitet më në TOP5).

Interneti në Shqipëri - Tetor 2017 - Mobile Vendor

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Google vs Yahoo në Shqipëri[/ms_heading]

 

Edhe në këtë rast shqiptarët janë tradicionalist. Google fiton pa problem luftën kundër Yahoo-s (ka akoma persona që përdorin Yahoo në Shqipëri? 😂😂). Një e dhënë interesante është fakti se vetëm 59.87% përdor google.al. Ky është një problem jo pak i vogël. Shumë kërkime nga përdoruesit shqiptar humben në rrjetin global. Nëse ju kërkoni iPhone 8 në google.al dhe google.com do keni rezultate të ndryshme. Mos harroni pra të kërkoni gjithmonë nga domini shqiptar.

Interneti në Shqipëri - Tetor 2017 - Engine

 

Këto statistika mbi interneti-n janë marrë nga StatCounter.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.