Interneti-gusht 2017
Lajmet e fundit

Interneti në Shqipëri 🇦🇱 • Statistika Gusht 2017

Interneti në Shqipëri – Gusht 2017

Interneti në Shqipëri përdoret tashmë nga të gjithë. Shikojmë nëpër rrugët e qyteteve si fëmijë ashtu dhe persona në moshë të madhe me celularë në dorë. Por cilat janë statistikat mbi përdorimin e tij? Shtëpia e teknologjisë ka vendosur që çdo muaj të shkruaj një artikull mbi të dhënat kryesore të përdorimit. Statistika kryesore që dallohet është rënia graduale e Apple në Shqipëri.

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Kush është browser-i më i përdorur[/ms_heading]

 

Pa dyshim përgjigja është Google Chrome. Edhe motivi është shumë i thjeshtë. Ai është i instaluar në të gjithë celularët android dhe preferohet gjithmonë e më shumë edhe tek laptop-ët dhe kompjuterat Desktop. Duhet thënë se Chrome është pak i “rëndë” si program për RAM-in, prandaj po rriten në përqindje edhe në Shqipëri Samsung Internet. Në rënie përdorimi i Firefox-it dhe Opera.

interneti-gusht 2017-browser

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Desktop vs Celular vs Tablet[/ms_heading]

 

Ja dhe ku erdhi serisht parakalimi i celularëve. Në dy muajt e fundit në Shqipëri u përdoren më shumë desktop sesa celularët. Por ky rezultat nuk zgjati shumë dhe celularët marrin sërisht kreun (+0.25%). Siç parashikuam në muajt e verës, me ardhjen edhe të pushimeve, do ulen statistikat e desktop dhe do rriten ato te celularëve dhe tablet. Ky i fundit në Shqipëri nuk është shumë i përdorur. Vetëm 2.81% (+0.16%) e tregut Shqiptar është e mbuluar nga Tablet-ët. Çfarë mendoni do ndryshojë ky trend?

interneti-gusht 2017-desktop

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Social Network në Shqipëri[/ms_heading]

 

Këtu rezultati nuk ka nevojë për komente. Të jetë për ne Shqiptarët mund të mbyllen të gjithë social network-ët përveç Facebook-ut. Ai përdoret në Shqipëri nga 96.16% e popullsisë (ka një rënie prej 1% nga muaji i kaluar). Rriten me përqindje shumë të ulët përdoruesit e Pinterest dhe Youtube. Instagram-i përdoret akoma më pak: 0.7%. Çfarë mendoni? Do rriten statistikat e përdorimit të këtyre social network për të kundërshtuar sadopak fuqinë e Facebook-ut?

interneti-gusht 2017-social

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Markat e celulareve në Shqipëri[/ms_heading]

 

Samsung, Samsung, Samsung! Po, fiton Samsung. Me 47.74% Samsung mbulon pjesën më të madhe të tregut Shqiptar. Përqindja e tij ka dhe një rritje të konsiderueshme konstante në tre muaj e fundit, duke i marrë pjesë tregut të Apple.

iPhone 8: lajmet dhe imazhet e fundit

Kjo e fundit ka humbur akoma. Vetëm në muajin Korri humbi 1% të tregut. Shkak ky që mund të shpjegohet se të gjithë po presin iPhone 8 ndërsa Samsung ka nxjerr në tregun shqiptar Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Skeda teknike e Samsung Galaxy S8

Skeda teknike e Samsung Galaxy S8 Plus

Vihet re në statistika një rritje e telefonave Huawei dhe LG ndërsa Nokia është në rënie për muajin e dytë radhazi.

interneti-gusht 2017-mobile

 

[ms_heading style=”doubleline” color=”#ff4500″ border_color=”#ff4500″ text_align=”center” font_weight=”300″ font_size=”36″ margin_top=”0″ margin_bottom=”0″ border_width=”5″ responsive_text=”yes” class=”” id=””]Google vs Yahoo në Shqipëri[/ms_heading]

 

Edhe në këtë rast shqiptarët janë tradicionalist. Google fiton pa problem luftën kundër Yahoo-s (ka akoma persona që përdorin Yahoo në Shqipëri? 😂😂). Një e dhënë interesante është fakti se vetëm 58% përdor google.al. Ky është një problem jo pak i vogël. Shumë kërkime nga përdoruesit shqiptar humben në rrjetin global. Nëse ju kërkoni iPhone 8 në google.al dhe google.com do keni rezultate të ndryshme. Mos harroni pra të kërkoni gjithmonë nga domini shqiptar.

interneti-gusht 2017-search

 

Këto statistika mbi interneti-n janë marrë nga StatCounter.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “Interneti në Shqipëri 🇦🇱 • Statistika Gusht 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.