rekord samsung
Lajmet e fundit

Inteligjenca Artificiale dhe Samsung ➡️ Ja të rejat e fundit 😱

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot se do të hapë një qendër kërkimore në New York dhe inteligjenca artificiale (IA) do jetë qëndra e projektit.

Qendra e Inteligjencës Artificiale në Nju Jork do të udhëhiqet nga Daniel D. Lee, Zv.president Ekzekutiv i Samsung Research dhe një autoritet global në robotikë IA, i cili u bashkua me Samsung Electronics qershorin e kaluar. Në bashkëpunim me një autoriteti udhëheqës në teknologjitë e IA në neuroshkencë, si H. Sebastian Seung, Zv.president Ekzekutiv i Samsung Research, Qendra IA e Nju Jorkut do të udhëheqë kërkimin e avancuar të IA në robotikë.

KLIKO KETU: Shikoni Samsung Galaxy J2 Core

Si Udhëheqësi Kerkimor  i Samsung Electronics, Seung gjithashtu do të këshillojë Samsung për kërkime të avancuara të Inteligjenca Artificiale në zhvillimin e mundësive të rritjes së biznesit në të ardhmen.

inteligjenca artificiale samsung

 “Ajo që na duhet tani është të përqendrohemi në krijimin e vlerave të reja që e bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë dhe më të përshtatshëm duke shfrytëzuar fuqinë e IA në produktet dhe shërbimet e Samsung-ut”, tha Hyun-suk Kim, President dhe Shef i Samsung Research, krahu i avancuar i R&D i Samsung Electronics. “Për ta realizuar këtë, Qendrat tona Ndërkombëtare të IA, duke përfshirë Qendrën IA të Nju Jorkut, duhet të luajnë një rol të rëndësishëm“.

Inteligjenca artificiale dhe planet në të ardhmen

Samsung ka njoftuar planet për të zgjeruar aftësitë në kërkimin e avancuara në IA duke punësuar rreth 1,000 specialistë deri në vitin 2020. Kjo do të jetë qendra e gjashtë e Samsung IA në mbarë botën dhe do të punojë në partneritet me qendrat e tjera kërkimore IA të Samsung-ut. Qendrat e tjera të IA janë vendosur në Kore, M.B., Kanada, Rusi dhe Silicon Valley, SHBA. 

“Ne jemi të emocionuar të hapim një qendër të re Samsung të IA në New york, e cila do të specializohet në kërkimin e robotikës”, tha Daniel D. Lee. “New York-u është një nga qytetet më të mëdha të botës, dhe me këtë strukturë të re do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë talentin e madh në këtë zonë. Ne gjithashtu presim të bashkëpunojmë me universitetet dhe qendrat akademike në rajon. “

Objekti ndodhet në Rr. 123 West 18th, New York. Ceremonia e hapjes së objektit u mbajt më 7 shtator në qytetin e New York-ut, me rreth 100 të pranishëm, përfshirë Presidentin Kim; Seunghwan Cho, zv.president ekzekutiv i Samsung Research; Geunbae Lee, Shef i Qendrës Samsung IA në Seul; Profesor Daniel P. Huttenlocher, Dekan i Cornell Tech; dhe Prof.David Tank, Drejtor i Institutit Princeton të Neuroshkencës “.

Inteligjenca artificiale dhe përparimet

“Fusha e IA  ka bërë përparime revolucionare, duke përqafuar më në fund rrjetet nervore”, tha H. Sebastian Seung. “Ky është vetëm fillimi i një epoke të re të inovacionit në IA dhe ne në qendrën kërkimore të Samsung e IA në New York jemi krenarë që jemi pjesë e këtij kërkimi”.

 Qendrat Ndërkombëtare e IA do të kontribuojnë në kërkimin e IA të Samsung duke u mbeshtetur tek  pikat e forta unike në rajon, dhe Samsung pritet të zgjerojë qendrat e saj të IA në teknologji të tjera dhe fusha të pasura me talente për të çimentuar pozicionin e saj si një udhëheqëse e kërkimit të IA në industri.

Për më shumë detaje mbi Samsung Research dhe qendrat globale të IA, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Samsung Research në http://research.samsung.com.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.