Direct
Lajmet e fundit

Instagram kopjon Snapchat me aplikacionin e ri Direct

Kohët e fundit Instagram po teston një aplikacion mesazhesh veçmas i cili do të zëvendësojë inbox-in actual. Emri i aplikacionit është “Direct from Instagram” dhe duket se është hapi i cili do të heqë funksionalitetin e të folurit nga Instagram. Direct i cili hapet direkt me kamerën në të njëjtën mënyrë si Snapchat është i disponueshëm në 6 shtete : Kili, Izrael, Itali, Portugali, Turqi dhe Uruguaj.  

“Edhe pse është akoma në fazë testimi Instagram mendon se një aplikacion nuk mund të ketë dy funksionalitete bashkë në aplikacion”

“Ne duam që Instagrami të jetë një vend për të gjitha momentet tuaja dhe ndarja e momenteve private me miqtë tuaj është një pjesë e rëndësishme e tij” thotë Hemal Shah, menaxher produkti pranë Instagram. “Direct është rritur me Instagramin 4 vitet e fundit, por ne mund ta bëjmë atë më të mirë nëse ai qëndron vetëm. Ne mund të përcaktojmë kufinj të rinj për të krijuar aplikacionin më të shpejtë dhe hapësirëm më kreative për të shpërndarë momente private nëse Direct do të ishte një aplikacion veçmas Instagramit dhe camera-first (i bazuar komplet në kamera) .”

Direct do të përcaktojë kufinj të rinj për të krijuar aplikacionin më të shpejtë dhe hapësirëm më kreative për të shpërndarë momente private

 Në fazen aktuale eksperimentale ka disi pak më shumë gjëra në aplikacionin Direct sesa në Instagram. Aplikacioni përbëhet nga tre skena. Ashtu si Snapchat aplikacioni hapet me kamerën duke u munduar që tju bëjë të shpërndani sa më shumë foto. Nuk duhet patjetër të bësh një foto. Nëse tërheq poshtë shfaqet një ndërfaqe e cila të lejon të shkruash një mesazh. Majtas kamerës është një faqe profile e cila të mundëson të aksesosh settings, ndërrimin e account-eve dhe të shkosh në kënde të ndryshme të Instagramit. Ndërsa në të djathë gjendet ndërfaqja e mesazheve dhe ky është kopmplet aplikacioni.

Direct

DirectDirectDirect

Direct nga Instagram është aplikacioni me efektet më elegante që mund të keni parë. Nëse tërheq djathtas shkon tek Direct Inbox ndërfaqja e mesazheve në cepin lart në të djathtë shfaqet logoja e Instagramit  dhe nëse vazhdon të tërheqësh akoma djathtas kalon ne Instagram.

 Direct nga Instagram është aplikacioni me efektet më elegante që mund të keni parë

Kjo është pak a shumë aplikacioni i ri nga Instagram. Duke qenë se aplikacioni nuk është i disponueshëm për Shqipëri ai nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store. Por Shtëpia e Teknologjisë nuk do t’ju lejë në baltë. 

Ju ftojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm për të instaluar “Direct from Instagram”.

         1.Lejoni “Unknown sources”

1.1.         Hapni “Settings” të smartphone-t tuaj Android (ndiqni foton e mëposhtme) 
Direct

 

 

 

 

 

 

1.2.         Shkoni tek “Security”

Direct

 

 

 

 

 

 

 

1.3.         Lejoni “Unknown Sources” duke e rrëshqitur në “ON”

Direct

 

 

 

 

 

 

 

1.4.         Më pas shtypni “OK”

Tani mund të instaloni aplikacione jashtë Google Play Store

      2. Shkarkoni “file-n” nga linku i mëposhtëm 

      Direct from Instagram

 3. Pasi të shkarkohet klikoni mbi dokumetin e shkarkuar. Më pas do tju hapet një faqe e cila ka dy butona CANCEL dhe INSTALL si me poshte.

   

 

 

 

 

 

 

     
4.     Klikoni mbi INSTALL

Tani keni mundësinë të provoni aplikacion më të ri nga Instagram.

Shpresojmë t’ju pëlqejë dhe presim reagimet tuaja në seksionin e komenteve më poshtë.

 Shtëpia e teknologjisë nuk merr asnjë përgjegjësi nëse shkarkoni .apk nga dyqane virtuale të ndryshme. 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.