galaxy x samsung
Lajmet e fundit

Inovacion: Samsung me ekran qe paloset mund te vije ne 2018 • ose.al

Ka vite tashme qe flitet ne boten e teknologjise dhe inovacionit per nje smartphone 100% fleksibel qe do te mund te paloset. Deri tani ama nuk ka patur asnje projekt konkret qe te mund te na beje te mendojme se ky tip smartphone do te mund te prodhohet.

Por nga ana tjeter, ne nivelin aktual te rivalitetit teknologjik ne boten e smartphoneve, dime qe tashme kompanite ruajne mire sekretet e tyre. Kjo sidomos persa i perket projekteve rivolucionare ose inovative qe rrezikojne te kopjohen nga kompani me te vogla.

Ne eventin qe para disa ditesh u zhvillua ne Korene e Jugut per prezantimin e Galaxy Note 8 foli Mister DJ Koh, shefi i Samsung per politikat e smartphoneve, i cili deklaroi:

Kemi ne plan te zhvillojme nje ekran te perthyeshem deri ne palosje per katalogun tone te ekraneve. Ne keto momente po zgjidhim problemet dhe limitet teknologjike. Jemi te vendosur te lançojme nje dispozitiv te perthyeshem kur te jemi te gjithe gati, dhe mendojme qe kjo do te ndodhe vitin e ardhshem (2018 ndr.) ”

Koncept per nje ekran qe paloset:

ekran qe paloset

Le te shpresojme qe kjo te ndodhe vertete vitin tjeter, te pakten do te kishim celulare qe prezantojne vertete revolucione teknologjike 🤔🤔🤔

copyright©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.