galaxy s10
Celulare Lajmet e fundit

#INFINITY-O: sbulohet se si mund te jete pamja e Galaxy S10

Në Zyrën Botërore Të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Hagë ka një rregjistrim interesant të Samsung që do të vlejë automatikisht në 70 shtete si një patentë unike për dizajn.

Lëshuar nga “LetsGoDigital”, shumica e skicave të projektimit përshkruajnë një telefon me një vrimë në ekran ku do të vendoset kamera “Selfie”. Duke pasur parasysh që Galaxy S10 thuhet do të përdorë një dizajn të tillë (Samsung e quan atë Infinity-O), kjo patentë pronesie mund te qëndrojë në bazën e krijimit te super celularit të ri Samsung Galaxy S10 dhe “vëllezërve” te tij me të vegjël.

Foto Infinity-O Display:

galaxy 10Siç shihet në foton e mësipërme, vrima e kamerës në ekran është vendosur në të majtë. Pyetja që i bëjnë vetes të gjithe teknikët e smartphonë-ve është se si do të arrijë Samsung të shpojë një vrimë përmes ekranit OLED dhe të shfaqë ende imazhe të pandërprera në ekran duke aplikuar konceptin Hole In Area Active (HIAA)?

Mediat koreane po raportojnë se do të përdorin shpime me lazer të veçantë dhe shumë delikat, i cili bazohet në teknologjitë e lazerit të operacioneve në sy. Megjithatë, nëse dikush mund të kryejë këtë “operacion” ajo është kompania koreane Samsung! Mezi presim të shohim rezultatin.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.