Imazhi 3D i iPhone 8
Celulare Lajmet e fundit

Imazhi 3D i iPhone 8 publikohet nga nje perdorues i Twitter ?

Ka shume mundesi qe perdoruesi i famshem i Twitter, @OnLeaks, te kete patur ne duar ne menyre “te pashpjegueshme” imazhet e para 3D te iPhone 8. Per ata qe nuk e njohin, @OnLeaks eshte “tmerri” i kompanive teknologjike. Nje personazh me aftesi te theksuara ne boten kopmjuterike programuese, misioni i tij eshte te “nxjerre” me hir a me pahir sekrete teknologjike te multinacionaleve elektronike. Kjo eshte arsyeja perse Imazhi 3 D i iPhone 8 qe @OnLeaks publikoi ne profilin e tij, mendohet te jete 90% ai i verteti.

Ne fakt @OnLeaks shpesh here ka dhene prova qe imazhet 3D te celulareve akoma te pa dale ne treg i ka te sakta (shembulli i fundit HTC U 11). Pra mund te themi qe imazhet e publikuara te iPhone 8 ne profilin e tij Twitter me shume mundesi paraqesin skicen 3D te Apple mbi dispozitivin e pervjetorit te 10 te iPhone.

Imazhi 3D i iPhone 8 eshte krijuar me programin CAD. Duhet thene gjithsesi se Apple ka kohe qe po eksperimenton mundesi te ndryshme mbi ndertimin e iPhone 8. Keto imazhe pra mund te mos jene 100% te aplikuara ne versionin perfundimtar.

Mendohet qe iPhone 8 te kete permasa prej  143.5 x 70.9 x 7.7 mm dhe do te kete nje ekran 5.8” i teknologjise OLED. Nuk do  te kete korniza te ekranit, dhe nuk do te kete asnje buton fizik as perpara as mbrapa. Ne pjesen e pasme duket se do te kete nje dual kamera vertikale, qe mendohet te jete nje nga surprizat inovative te ketij dispozitivi.

Beni kujdes! Apple ka programuar te prezantoje 3 smartphone te ri ne vitin 2017. Bashke me iPhone 8, do te shohim iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus. Dy te fundit besojme do te jene estetikisht te njejte me modelet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus ne perdorim.

Ka shume mundesi qe Apple te prezantoje iPhone 8 ne shtator, sipas tradites.

Karakteristikat teknike te iPhone 8, sipas parashikimeve:

  • Ekrani: 5.8” OLED
  • Permasat: 143.5 x 70.9 x 7.7 mm
  • Procesori: Apple A11
  • Memoria: 256 GB
  • RAM: 3 GB
  • IPS Rrezistent nga uji dhe pluhurat
  • Sistemi operativ: iOS

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.