iMac Pro-spektakel-cmimi-dalja-iOS11
Lajmet e fundit PC

iMac Pro: 128GB RAM, 4TB SSD kushton vetëm $4.999

Gjatë WWDC 2017, Apple paraqiti të shumë diskutuarin iMac Pro. Prezantimi ishte i shkurtër përpara debutimit zyrtar që do të ndodhë gjatë vitit.

Megjithatë, kjo ishte e mjaftueshme për të përshkruar karakteristikat kryesore të iMac Pro, i cili rikthehet në pamjen e iMac dhe ngjyrën Gri . Apple ofron një makinë profesionale pune, pa kompromise, me mbështetje të Intel Xeon CPU deri në 18 core. Brënda do gjeni deri në 4TB SSD dhe 128GB RAM (3GB/s). E pashmangshme edhe klasike ekrani prej 27″ me rezolucion 5k, për më shumë se 1 miliard ngjyra.

Gjithashtu spektakolare është edhe grafika, në sajë të  GPU-së Radeon Pro Vega me dhe 16GB memorie për video video dhe një fuqi totale prej 11 teraflops. Nuk lëhen pas dore edhe portat e ndryshme ku përfshihen: 4 porta USB Type-A, 4 porta Thunderbolt 3, një lexues SD dhe një port Ethernet me performancë të lartë.

iMac Pro

Dizajni i ri ka lejuar të futet një sistem i rinovuar të ftohjes, bazuar në dy freskuese më efikase që mund të menaxhojnë rrjedhjen e ajrit brenda iMac Pro. Ai gjithashtu paraqet një seri të re të aksesorëve duke përfshirë tastierën e re dhe Magic Mouse.

iMac Pro do të tregtohet duke filluar nga dhjetori, me çmim prej $4999 për konfigurimin bazë. Ne tani presin më shumë detaje në shtator, gjatë së cilës duhet të prezantohet zyrtarisht, së bashku me shumë informacione të tjera.

iMac Pro – Video e prezantimit

©ose.al

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.